Kreshnik Spahiu rishfaqet në krah të ambasadorit Arvizu

Aleanca Kuqezi e drejtuar nga ana e Kreshnik Spahiut, ishte një nga dështimet më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, duke parë pritshmëritë e tyre. Që pas 23 qershorit, përfaqësuesit e kësaj partie janë shfaqur vetëm 2-3 herë në public, fillimisht duke thënë se nuk do e njohin rezultatin dhe më pas duke kërkuar hapjen e kutive.
Kreshnik Spahiu, që premtonte se do të largohej nga politika nëse nuk merret minimum 20 deputetë, nuk është shfaqur më në media.
Por, ai është fotografuar dy ditë më parë në një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë takim, por Arvizu ka qenë gjithmonë i gatshëm që t’i kujtojë Spahiut të ketë kujdes me tonet nacionaliste të Aleancës Kuqezi.
TEMA
Add new comment