Yzberisht, 6 persona therin me thikë 2 vëllezërit Demaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Yzberishtit, në periferi të kryeqytetit , ku dy vëllezër janë therur me thikë nga persona të paidentifikuar. Shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një sherr për shkaqe banale mes disa personave dhe dy vëllezërve, ku për pasojë Erjon dhe Klodian Demaj këta të fundit kanë mbetur të plagosur.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja sherri ka ndodhur në hyrjen e një lokali ku dy vëllezër janë ndeshur me 6 persona të tjerë. Agresorët fillimisht kanë nxjerrë armën për të qëlluar mbi dy vëllezërit, por pasi nuk i ka punuar arma ata kanë nxjerrë thikat.
Menjëherë të dy vëllezërit e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e plagosjes së dy vëllezërve ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
SHEKULLI
Add new comment