Në shtator raund i ri bisedimesh për emrin

Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos paralajmëroi një raund të ri bisedimesh për emrin gjatë muajit shtator të këtij viti.
“Shkupi duhet ta shoh Athinën si partnere dhe si derë hyrëse drejt integrimeve evroatlanike”, theksoi Venizelos, në fjalimin e tij para Komitetit për Mbrojtje dhe Punë të Jashtme në Parlamentin grek.
Ai njoftoi se gjatë muajit shtator do të takohet me ndërmjetësin e OKB-së për emrin, Metju Nimic ku do të bisedohet për propozimin e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Sipas tij, çështja e kontestit të emrit nuk është ajo që po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, por siç tha ai, ka kritere të tjera në planin e eurointegrimeve.(INA)
PANORAMA
Add new comment