PD, kritikët e Bashë jashtë udhëheqjes së re

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:52

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Po duken ditë pas dite synimet e kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha për të ristrukturuar stafin e tij të ngushtë në udhëheqësinë e selisë blu, ku njerëz pranë Berishës do të kenë poste të larta

Zgjedhjet pa fund

 

Në “Facebook”

 

Berisha vijon fushatën e sulmeve ndaj Ramës

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka qenë mjaft aktiv pasditen e djeshme në postimet e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Edhe pse qeveria e re nuk ka nisur punën, Berisha, që tashmë “ka hequr dorë” nga funksionet e tij në PD, duket se ka mjaftueshëm argumente për të rrëzuar çdo nisëm të kryesocialistit Edi Rama. Në postimin e fundit të djeshëm Berisha komentoi procesin e legalizimeve, të cilin nuk arriti ta përmbushte gjatë 8 vjetëve të mandatit të tij qeverisës. Sipas tij, premtimi i Ramës për legalizimet falas, është një tjetër mashtrim i madh i tij. “Premtimi i bujshëm i ‘piktorit’ për legalizimet falas është edhe mashtrimi tjetër i madh i tij. Kështu, pasi për një muaj me radhë hoqi nga fjalori i tij fjalën legalizim, ai dje njoftoi se këtë 4-vjeçar do të bëjë vetëm inventarizim si të banesave, ashtu dhe të frymorëve, të cilëve u premtoi dhjetëra herë gjatë fushatës elektorale legalizimin falas të banesave dhe të tokës. Kësaj i thonë: “O burra, ju gënjeva për legalizimin falas, se më duhej vota juaj. Unë jam Edi Rama, prapa më vjen gënjeshtra!”, shkruan Berisha. Më herët, Berisha do ta akuzonte Ramën se nuk merr vesh as nga financat. “Rama i lexon financat si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit”- tha Berisha.

 

 

 

Kryesia

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Brenda një kohe të shkurtër parashikohet që Lulzim Basha të përfundojë dhe zgjedhjen e stafit të ri

Prezenca e Bylykbashit në krah të Bashës, dëshmon se Berisha do të vijojë t’i diktojë kryetarit të ri njerëzit

Herion Mesi

Java politike që lamë pas, u dominua nga gara e brendshme mes demokratëve, të cilët u ftuan nga partia e tyre për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Dhe një javë më vonë, fituesi Lulzim Basha dhe të pakënaqurit e selisë blu, që ndryshe njihen si përkrahësit e Sokol Olldashit, janë në qendër të vëmendjes së mediave në këto ditë postzgjedhore. Rrotacioni politik në qeverisje që shkaktuan zgjedhjet e 23 qershorit, që u shoqërua me dorëheqjen e liderit historik të PD-së Sali Berisha dhe më pas me emërimin e Bashës si pasardhës i tij në PD, tashmë do të shoqërohet dhe me një tjetër rrotacion brenda partisë, atë të strukturave, që do të bëhet në shtator me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie. Fillimisht Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, të cilit mandati 4-vjeçar i përfundon në dhjetor, e më pas, ky i fundit, Kryesinë e partisë. Ndërsa, brenda një kohe të shkurtër parashikohet që Lulzim Basha të përfundojë dhe zgjedhjen e dy nënkryetarëve të partisë, Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe Sekretariatin e kësaj partie, me qëllim që fillimi i sezonit të ri parlamentar ta gjejë partinë më të madhe të opozitës të gatshme për betejën e saj në Kuvendin e ri.

Stafi i Bashës

Situata e krijuar në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, sidomos pas reagimeve të ashpra të Sokol Olldashit, Astrit Patozit, Mesila Dodës, etj, duket se do të sjellë brenda PD-së një frymë të re, ku kryetari i ri i PD-së Lulzim Basha duket se ka filluar të mendojë për ngritjen e stafit të tij të ngushtë. Burime nga selia blu bëri me dije dje për gazetën “Shqip” edhe detaje të formatit që do të ketë PD-ja nën drejtimin e Bashës. Ndryshe nga sa ishte parashikuar gjatë fushatës për zgjedhjet e kryetarit të PD-së, që fituesi i garës do të vijonte bashkëpunimin me rivalin e tij, kjo ka shumë gjasa të mos ndodhë. Sipas burimeve, mësohet se Basha po bën gati zyrtarizimin e dy nënkryetarëve të ri të PD-së, që do zëvendësojnë Patozin dhe Topallin, ku emrat më të mundshëm janë ai i Majlinda Bregut dhe ai i shefit të Kabinetit Berisha, Oerd Bylykbashi. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në takimin e parë që Basha zhvilloi dje si kryetar i PD-së me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Gjithashtu, mësohet se Sekretar i Përgjithshëm, i cili do të zëvendësojë Ridvan Boden, pritet të emërohet Arben Imami. Ndërsa, Eduard Selami, i rikthyer në PD pas 20 vitesh, njëherësh i mandatuar së fundmi dhe deputet i PD-së në Qarkun e Elbasanit, pritet të jetë Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në PD. Ndërkohë, posti i Sekretarit për Strukturat diskutohet mes deputetit të Kukësit, Flamur Nokës dhe deputetit të Tiranës, njëherësh dhe kryetar i FRPD-së Gert Bogdanit. Edhe pse deri tani nuk është shprehur publikisht, Noka njihet për miqësinë e tij me nënkryetarin aktual të PD-së, Astrit Patozin dhe rivalin e Bashës, Sokol Olldashin, miqësi kjo që mund të ketë ndikim dhe në vendimmarrjen e kryetarit të ri.

Anëtarët e Kryesisë

Edhe pse vetë kryetari i dorëhequr Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë ndikim në vendimet e pasardhësit të tij në përzgjedhjen e stafit të tij, prezenca e Bylykbashit në krah të Bashës, duket se dëshmon të kundërtën, ku Berisha do të vijojë t’i diktojë kryetarit të ri dhe njerëzit që ai do ketë pranë tij. Ndikimi i Berishës, duket se do të sjellë dhe ndryshim, sa i përket anëtarëve të Kryesisë së PD-së, strukturë e cila pritet të ndryshojë rrënjësisht. Në Kryesinë e re, sipas burimeve, mësohet se nuk do jetë më nënkryetari Astrit Patozi, Mesila Doda, Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Lajla Përnaska, Adriana Gjoni, Ilir Rusmaili, Fatos Beja, të cilët do të zëvendësohen nga: Oerd Bylykbashi, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Arben Imami, Eduard Selami, Florion Mima. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet gjithashtu për një rikthim të mundshëm të ish-deputetit Enkelejd Alibeajt, si anëtar i Kryesisë së PD-së.

 

 

Emrat

 

Ardhjet

 

  • Oerd Bylykbashi
  • Arben Imami
  • Majlinda Bregu
  • Eduard Selami
  • Jorida Tabaku
  • Florion Mima
  • Enkelejd Alibeaj

 

Largimet

 

  • Astrit Patozi
  • Sokol Olldashi
  • Ridvan Bode
  • Mesila Doda
  • Ilir Rusmali
  • Fatos Beja 

 

Akuzat ndaj Bashës

Hoxha dhe Doda në krah të Olldashit: PD-ja është e çarë

Kritikave që shfaqën nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe ish-kandidati në garë, Sokol Olldashi, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, u janë bashkuar dje edhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për ish-deputetin e PD-së Fatos Hoxha dhe deputeten e Fierit Mesila Doda, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë shprehur indinjatën e tyre për atë se çfarë ndodhi në PD në zgjedhjet e brendshme të 22 korrikut. I ftuar dje, bashkë me disa deputetë dhe ish-deputetë të tjerë të PD-së, në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fatos Hoxha tha se PD-ja aktualisht është e ndarë në dy pjesë, “një pjesë që mbështet Lulzim Bashën dhe një pjesë që nuk e mbështet atë”- tha Hoxha. Hoxha shkoi më tej kur kritikoi nënkryetarin e PD-së Astrit Patozi, që sipas tij, nuk i ka bërë më parë publike problemet në parti, por vetëm pas humbjes së Olldashit. Ndryshe nga Hoxha, deputetja dhe njëkohësisht anëtarja e kryesisë së PD-së, Mesila Doda, gjatë një interviste në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ka shprehur qartë pakënaqësinë e saj rreth këtij procesi, duke dalë hapur në mbrojtje të deklaratave të Patozit dhe Olldashit. “Rivali i kryetarit, zoti Olldashi, nuk u konsiderua si një rival, por si një antifigurë dhe gjithë mbështetësit e tij filluan të shiheshin në këtë këndvështrim. Kjo nuk është diçka e mirë për sa i përket mentalitetit të PD-së, e cila do të fillojë pas pak ditësh një opozitë të vështirë”- tha Doda. Ndër të tjera, Doda shprehet dhe për presionet e ushtruara ndaj përkrahësve të Olldashit nga ushtria e drejtorëve dhe e nëpunësve të PD-së. “Përkrahësit e zotit Olldashi janë ndier në ditët e fundit (të fushatës) brenda një presioni shumë të madh nga ana e asaj që quhet ushtria e nëpunësive të PD-së. Ka ekzistuar shumë herë tendenca që kjo parti të kthehet në një parti nëpunësish, ku drejtorët e mëdhenj janë njerëzit shumë më të rëndësishëm se militani, janë ata që lëshojnë direktivat, për të bërë presione të nevojshme në ide të caktuara. Kësaj here u sollën shumë aktivisht, më shumë se duhet të ishin sjellë në zgjedhjet e 23 qershorit”- u shpreh dje deputetja e PD-së Mesila Doda.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.