Berisha: Qeveria e re barrë e madhe për taksapaguesit. Asgjë të re nga fronti i 1 prillit

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:29

Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka ironizuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që u prezantua sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.Teksa kryesocialisti Rama bënte prezantimin gjatë një konference për mediat, Berisha ka shfrytëzuar nisjen e mbledhjes së radhës së qeverisë për të shigjetuar zgjedhjet e pasuesit të tij.

“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”,- i është drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.

“Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë”- ka thënë më tej Berisha, duke shtuar me ironi se ‘në vend të Bodes ulet Çimi’.

Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje. “Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”, ka komentuar ai. Berisha e krahasoi qeverinë e re si atë të Bjellorusisë duke theksuar se ajo do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm”, u shpreh kryeministri në largim.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.