Ankesa e PD, Kolegji: Rinumërim 10 qendrave në Lezhë

TIRANE- Kolegji Zgjedhor pranon pjeserisht akimimin e PD per Lezhen dhe vendos rinumerimin per 10 kutite e saj.
Ne mbledhjen e sotme, Kolegji vendosi qe rinumerimi te nise ne ambinetet e Gjykates nga kater grupe rinumerimi dhe do te nise sot ne oren 15.00.
Por me kerkese te KQZ, Kolegji pritet te shtyje oren e rinumerimit per t’i dhene kohe terheqjes se kutive nga Lundra.
Në kërkesën ankimore të PD-së, thuhet se Kolegji duhet të rinumërojë të gjitha kutitë për shkak të parregullsive që kanë ndodhur në këtë zonë. Hapjen e kutive e bëri më parë edhe KQZ, ku rezultoi se PD-ja e rriti diferencën e saj nga 39 vota që ishte, në 740 vota.
“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht, të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji e t’i fusë në rezultat”, thuhet në kërkesën e PD-së.
PANORAMA
Add new comment