NË VJESHTË MERRET VESH AFATI PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Postuar në 01 Gusht, 2013 07:52

Shefi i zyrës së BE'së në Kosovë, slloveni Samuel Zbogar, ka deklaruar se kosovarët do t'a mësojnë gjatë vjeshtës së kur mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE'së pa viza.

"Mendoj se po ecim shumë mirë. Kemi përgatitur raportin se çfarë nevojitet. Kosova ka adaptuar dhe përgatitur disa amendamente që lidhen me këtë çështje. Në vjeshtë presim edhe një ekip të ekspertëve të cilët do ta shohin zbatimin e këtyre ligjeve, të cilët pastaj do ta nxjerrin një raport që do ta përcaktojë edhe kohën. Nuk mund të flasë me data, sepse Brukseli mendon se është ende herët për këtë, por mendoj se po bëhet punë e mirë dhe jemi në drejtim të duhur" ka thënë ai në një intervistë për Radio Kosovën.

Ndryshe, Zbogar ka folur edhe për çështjen e mandatit të EULEX'it duke thënë se institucionet duhet ta bëjnë të qartë se janë të aftë t'i kryejnë punët vetë.

"Nne do të duhej t’i dorëzonim këto kompetenca tek vendorët, dhe procesi tanimë ka filluar. Qeveria po e kërkon këtë nga ne, dhe ajo beson se mund ta bëjë këtë shumë shpejt. Qeveria duhet të na bind neve se Kosova është e gatshme të bëjë diçka të tillë. Unë mendoj se kjo mund të arrihet, por fillimisht duhet të keni njerëz të guximshëm, sidomos prokurorë, të cilët duhet t’i mbroni, por duhet, po ashtu edhe ambient politik që do ta mundësonte këtë. Por, në çfarëdo mënyrë, qoftë përmes EULEX-it, ose më vonë përmes mekanizmave tjerë, Kosova do të jetë nën mbikëqyrjen e BE-së, dhe nëse e tëra shkon mirë - atëherë edhe rruga për në BE do të jetë më e shpejtë" ka thënë ai.

Zbogar ka folur edhe për marrëveshjen Kosovë - Serbi duke thënë se është arritur progres në këtë temë.

Zbogar ka deklaruar se kur kishte ardhur një vit më parë kishte qenë skeptik rreth të ardhmes europiane të Kosovës.

"As që e kam çuar ndërmend që këtë vit, në vjeshtë, do të fillojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe kjo është një marrëveshje që vetëm vendet në të ardhmen potencialisht do të jenë anëtare të BE-së, kanë të drejt të negociojnë MSA-në" ka thënë ai.

Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.