Mandatet, dorëzohet KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke mos pasur kuorumin e nevojshëm për ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 23 qershorit, në mbledhjen e radhes e ka kaluar këtë pikë thjesht si procedure, duke ia lënë “topin” Kolegjit Zgjedhor.
“Vazhdojmë me vendimin për shpëndarjen e mandateve për partitë politike që konkurrojnë më vete dhe koalicionet politike në Qarkun zgjedhor Lezhë. KQZ nuk ka kuorimin e nevojshëm për të vijuar në miratimin e këtij vendimi”, deklaroi kryetarja, Lefterie Lleshi, e cila prononcoi të njëjtat fjalë për të gjithë rrethet e tjera.
Ndërkohë që përfaqesuesit e dy partive kryesore PS dhe PD kanë patur qëndrime të kundërta sa i takon pozicionit të deritanishem të KQZ lidhur me këtë proces.
“Ne duhet të mblidhemi, nuk e konstaton Kolegji Zgjedhor pa e çuar ne që nuk e kemi kuorimin. Problemi është se kuorimi është, por nuk kanë ardhur”, deklaroi anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj.
“Edhe një herë, kjo është një çështje që tashmë do të marrë vlerësimin e Kolegjit, por me keqardhje konstatoj që katër vota aty mbajnë peng votat e 4,3 milionë shqiptarëve”, komentoi Gjonçaj.
“Përgjegjësinë e vendimarrjes në lidhje me shpërndarjen e mandateve, kodi ia jep qartësisht Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve. E ushtron dot KQZ apo jo këtë të drejtë, kjo është një çështje që i takon tryezës dhe vendimarrjes”, tha Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ.
KQZ po ashtu hodhi shortin për caktimin e eksperteve kontabël, të cilet do të monitorojne paratë e fushatës së partive politike që morën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Top channel
Add new comment