PRISHTINËS DUHET T'I NDALET DEGRADIMI DHE TRAUMA

Postuar në 03 Gusht, 2013 03:06

Lideri i AKR'së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeqyteti duhet të udhëhiqet prej njerëzve profesionistë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm për të ndalur degradimin dhe traumën që ka pësuar Prishtina.

“Traumat dhe degradimi total që i është shkaktuar Prishtinës në tërë këto vite, përfundimisht duhet kuruar vetëm nga një kandidat të cilin e përcjellin një ekip njerëzish profesionistë, të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të dëshmuar”, ka deklaruar Pacolli per portalin Telegrafi.

Ai ka thënë se Prishtinës i nevojitet një kryetar që ka vizion për zhvillimin e qytetit.

Pacolli ka theksuar se udhëheqja e tanishme e Prishtinës vuan nga mungesa e vizionit afatgjatë për zhvillimin e qytetit.

“Do duhej punuar në mënyrë racionale e sistematike në implementimin e tij. Vizion që ka qëllim një Prishtinë moderne, e cila do të ishte krenari e banorëve dhe rinisë së saj“, tha ai.

Sipas tij, AKR-ja i shumë shpejt para opinionit publik do ta publikojë emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës.

Kryetari i AKR-së ka theksuar se Prishtinës sot i nevojitet shumë punë, energji, inteligjencë, kuadro dhe përkushtim për ta përmirësuar gjendjen e saj.

“AKR-ja e ka planin, energjinë dhe motivin. Ka njeriun (kryetarin e ardhshëm) dhe ekipin e përgjegjshëm dhe profesionist, që përbëjnë tandemin më të fuqishëm për një Prishtinë ndryshe”, ka shtuar Pacolli.

Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.