Makina del nga rruga, humb jetën fëmija. Shkaku, shpejtësia e babait

Postuar në 03 Gusht, 2013 10:11

FIER- Një aksident automobilistik i ka marr jetën një fëmije në Fier. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur kthesa e Patosit, teksa familja e Besik Hasanit po udhëtonte drejt Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, makina ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën fëmija që udhëtonte bashkë me familjen e tij. Menjëherë fëmija është transportuar në spital por për shkak të plagëve të rënda në trup ka humbur jetën rrugës, pa arritur atje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.

Fëmija është viktima e pestë në 48 orët e fundit.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.