Brokaj: Drejtësia duhet të fillojë nga “peshqit e mëdhenj” dhe pastrimin e SHISH

Postuar në 04 Gusht, 2013 14:08

Brokaj: Drejtësia duhet të fillojë nga “peshqit e mëdhenj” dhe pastrimin e SHISH
4 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Ish deputeti socialist, Sabit Brokaj, ka deklaruar se shteti ligjor që kërkon të ndërtojë Edi Rama duhet të fillojë me ndëshkimin e atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë shkaktuar krim ekonomik.

“Nuk vendoset drejtësia duke u marrë me ‘cironkat’, por me me “peshqit” e mëdhenj, me atë dhe ata, të cilët fimosën në kundërshtim me ligjin lidhur me “Gërdecin”, që dhanë koncensionet në kundërshtim me interesat kombëtare, që kanë shkatërruar Shqipërinë në tërë pasurinë e saj. Drejtësia vendoset duke u marrë me ata që shkelën Kushtetutën dhe vranë njerëzit në mes të Bulevardit qëndror të Tiranës, dhe vrasësit i mbajtën për javë të tëra t’i mbrojtur në Kryeministri, duke refuzuar për t’ia dorëzuar drejtësisë”, ka thënë Brokaj në një intervistë për “Shqiptarja.com”, duke nënkuptuar se para drejtësisë duhet të dalë edhe Kryeministri Berisha.

Ai ka bërë një vlerësim të madh për kalimin e Ministrisë së Mbrojtjes në duart e Mimi Kodhelit dhe thotë se ide të tilla si byroja e hetimit apo kontrollin financiar i kanë krijuar sigurinë se Edi Rama e ka marrë seriozisht ndryshimin rrënjësor të qeverisjes.Brokaj thotë se ndryshimi rrënjësor duhet të fillojë nga SHISH-i.

“Unë e mendoj që Mimi do të ndeshet me një mori problemesh. Por më vjen mirë që i bie asaj që t’i korrigjojë ato. Pasi një drejtues i mirë e i zoti njihet pikërisht kur nxjerr dikasterin apo vendin nga një situatë e rëndë. Unë e gjykoj se do e kryejë mirë detyrën e saj. Dhe unë kam qënë pak kohë Ministër i Mbrojtjes, pikërisht në një situatë krize. Dhe janë disa premisa që Mimi të jetë e suksesshme. Në Ministrinë e Mbrojtjes, përgjithësisht në ushtri funksionon urdhëri më mirë se kudo. Pra vendimmarrësi apo urdhëdhënësi nëse është i ndershëm, i zoti, i përkushtuar, fjala, urdhëri dhe vendimi i tij shkojnë deri në fund. Edukatë e cila në dikasteret e tjera përgjithësisht mungon ose nuk është e tillë. Nga ana tjetër Mimi është ekonomiste. Dihet batërdia që është bërë me pronat e ushtrisë, që do jetë një nga funksionet e rëndësishme të saj si ministre, dhe ajo e kap shumë mirë thelbin e zbatimin e ligjit për to, mbështetur në ndershmërinë dhe profesionalizmin e saj. Nga ana tjetër nuk do të ketë zgjidhje aventureske të pushtetit dhe atje ku nuk duhet ta ketë. E kam fjalën në përzierjen e paligjshme në Shtabin e Përgjithshëm dhe në shkatërrimin e herarkisë apo meritokracisë në ushtri. E cila vitet e fundit u bë skandaloze, në lidhje me heqjen e oficerëve madhorë, emërime jashtë çdo kriteri ose kryesisht sipas kritereve politike, ku veçanërisht në ushtri janë të dëmshme, e në kulmin e shkeljeve që kanë ndodhur në ushtri, lidhur me dekretimet dhe çdekretimet e gjeneralëve”, ka pohuar ai.

Ndërsa, për Berishën thotë se ka përfunduar në një gjendje qesharake.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.