Aksident, makina bie në greminë, 2 të plagosur

TEPELENË- Një aksident i rëndë automobilistik shënohet në Tepelenë, teksa janë plagosur 2 persona. Mësohet se një makinë tip “Renault” me traga greke YHT6354 ka dalë nga rruga dhe kanë rënë 50 metra në greminë pak minuta më parë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se drejtuesi i makinës, Stilian Lila 29 vjeç nga Tepelena ndodhet në gjendje të rëndë. Aktualisht po kërkohet ndihma e një helikopteri për ta transponuar 29-vjeçarin drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Ndërsa pasagjeri i tij, Alfons Hyseni 28-vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve që çuan makinën në greminë.
Shekulli
Add new comment