KQZ pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve

Postuar në 06 Gusht, 2013 03:38

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te shpalle sot rezultatin e zgjedhjeve. Projekt vendimi “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013, të datës 23 Qershor 2013”, eshte pjese e rendit te dites per mbledhjen e neserme te KQZ-se.

Nderkohe po gjate kesaj mbledhjeje pritet te shqyrtohet projekt vendimi “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013”.

Nje tjeter pjese e rendit eshte edhe Projekt-vendimi: “Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë apsolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.