Hoxha: Deputetët e PS nxisin ndërtimet pa leje

Postuar në 06 Gusht, 2013 08:48

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Objekti i radhës ka qenë një shtesë pa leje në katin e fundit të një pallati në zonën e “Don Boskos”. Florenc Hoxha, kreu i këtij inspektorati, ka theksuar edhe një herë se aksioni do të vijojë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në qytetin Tiranës. Ndërsa nuk ka kursyer as akuzat për deputetët socialistë, të cilët sipas tij nxisin qytetarët për këto ndërtime.
“Gjej rastin t’u bëj thirrje disa deputetëve të PS që të mos hedhin parulla për të nxitur qytetarët për të bërë ndërtime pa leje. U bëj thirrje që të mbështesin Inspektoratin, dhe jo ata individë që ushtrojnë dhunë ndaj tij”, – ka deklaruar Hoxha. Drejtuesi i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar dhe firmat e ndërtimit, të cilat sipas tij, do të penalizohen deri në sekuestrim të mjeteve në rast se konstatohen duke ndërtuar objekte pa leje.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.