Ndërtimi i shkollës së Avokatisë, Halimi: Hap i rëndësishëm për drejtësinë

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:18

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka ndare me ndjekesit e tij ne FB vendimin me te fundit te qeverise per ndertimin e një shkolle të posacme për avokatët në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve.

Vendimi, sipas Halimit eshte marre ne mbledhjen e sotme te qeverise dhe pason reformen qe po behet ne gjyqesor.

“Ligji i ri i avokatisë që u miratua vjet, ishte një hap shumë i rëndësishëm në konsolidimin e këtij aktori fondamental për sistemin. Shumë kolegë të mi juristë mendojnë se Avokatët janë ata që po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë.
Unë nuk kam qenë dakord me kohë me këtë paragjykim. Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë sot nuk është cështje vetëm e një institucioni sic është avokatia, por është cështje e të gjithë aktorëve që e përbëjnë atë, nga gjykatat, prokurorët, avokatët, noterët, burgjet etj. Kam qenë dhe jam i bindur se konsolidimi i sistemit të drejtesise vjen nga konsolidimi i institucioneve që e përbëjnë atë, nga konsolidimi i aktorëve”- shkruan ai.

Sipas tij, sa më profesionale të jenë gjyqtarët, prokuroret, noterët, përmbaruesit, avokatët etj, aq me i drejtë do të jetë sistemi.

“Sa me të paaftë të jenë, aq me shpejt bien nën rrugën e devijimit nga misioni i tyre, të largimit nga detyra dhe mosmarrjen e miratimit publik në kryerjen e këtij shërbimi, apo aq me keq te nënshtrimit me deshirë për t’u shërbyer apo për t’u vendosur nën kontroll lehtësisht, një force politike, me qëllimin e vetëm të mbylljes së njërit sy nesër ndaj paaftësisë, devijimit dhe korrupsionit.
Ndaj dhe jam i bindur se rritja e profesionalizmit, integritetit të aktoreve të drejtësisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimi i institucionit të avokatëve, ashtu sic u bë me noterinë, përmbarimin privat, monitorimin elektronik të të dënuarve, do të sjellë padyshim një përmirësim të ndjeshëm në drejtësi’- shkruan ai.

Halimi kujton me tej se avokatia është një nga shërbimet më të rëndësishme që i bëhet publikut.
“Si jurist me 18 vite karrierë , unë gjykoj se praktika dhe një shkollë e orientuar drejt saj, me standartet më të larta të mësimdhënies dhe përvojës, duhet te jetë parakusht për marrjen e licenses së avokatit dhe ofrimin e shërbimit qytetarëve. Vendimi i sotëm për ndërtimin e një shkolle për avokatët, është një hap i rëndësishëm për të drejtësinë. Mbas ndërtimit të saj, cdo i ri që ka mbaruar fakultetin duhet t’i nënshtrohet kësaj shkolle, dhe më pas provimit të licensimit. Kam besimin tim më të plotë, se avokatët që do të dalin nga kjo shkolle do te jenë avokatët me të mirë në Shqipëri, që do ofrojnë shërbimet më të mira për qytetarët , që do ndikojnë më shumë në forcimin e drejtësisë në vend”- shkruan ai.

Ne fund ai falenderon kryeministrin Sali Berisha, per mbeshtetjen në reformat më të rëndësishme për konsolidimine sistemit të drejtësisë në vend, për noterinë, përmbarimin, monitorimin e elektronik, dixhitalizimin e drejtësisë, dixhitalizimin e hipotekave etj.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.