Gazetari francez: Europianët paguajnë sa ‘frëngu pulën’ për hashashin e Lazaratit

Postuar në 07 Gusht, 2013 16:19

Lajmi se Lazarati prodhon drogë që shkon deri në 4.5 miliard euro në vlerë, nuk mund të mos bënte xhiron e botës.

Shumë media italiane, por jo vetëm, theksojnë se ky fshat shqiptar konkurron buxhetin e Shqipërisë.

Shqiptarja.com sjell një reportazh nga Lazarati, duke theksuar se rreth një javë më parë një gazetar francez u kërcënua me vdekje pasi tentoi të filmonte në Lazarat.

Jeta e tij dhe shoqëruesve shqiptarë u vu në rrezik, kur një automjet tip “Ford” u zuri rrugën. Jeta e tyre për pak sa nuk përfundoi tragjikisht. Fatmirësisht pa viktima.

“Vetë shteti shqiptar do ta kishte zili këtë organizim të përkryer. Ata dinë të ruajnë kufijtë e Lazaratit më mirë se Policia e Shtetit”, tregon Camille Le Pomellec, gazetari francez.

Camille thotë se hashashi i Lazaratit tashmë është bërë i njohur në mbarë Europën për cilësinë e saj.

“Nuk ka të krahasuar hashashi i Lazaratit. Shumë konsumatorë europianë janë gati ta paguajnë si “frëngu pulën” këtë lëndë narkotike”, specifikon Camille. Sipas tij, shteti është dorëzuar pa kushte përpara Lazaratit.

Ndërkohë Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e filmimeve mbi plantacionet e hashashit në Shqipëri./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.