Topalli: Po SHBA a futet në trekëndëshin e piktorit?!

Postuar në 08 Gusht, 2013 04:06

Kryetarja në largim e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar vizitat e Edi Ramës në Itali, Greqi dhe Turqi. Sipas saj, Rama ka lënë jashtë këtij trekëndëshi aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dashur miq! Gjatë kohës së bllokmenëve ishte famoz slogani për “trekëndëshin Punë-Mësim-Kalitje”. Sot, rilindasi Edvin foli përsëri për trekëndëshin… (natyrisht, jo në kuptimin gjeometrik, se nga shkencat ekzakte nuk kupton asgjë), por, në nostalgji të kohës së trekëndëshit të parë, foli për trekëndëshin strategjik të Diplomacisë së Rilindjes, “Turqi-Itali-Greqi”. Pa asnjë koncept dhe i kompleksuar, si gjithnjë, nga padijet e tij, bëri sikur foli edhe për politikën e jashtme. Renditjen parësore të vendeve të trekëndëshit të tij e ndryshon, pa problem, 3 herë në ditë sipas telefonatave të Ditmirit në varësi të vizitës së radhës. Po aleati ynë strategjik SHBA a hyn në trekëndëshin e piktorit?!…. .Gjithnjë e më shumë, dhe jo vetëm nga bratelet, Kryerilindasi po ngjason me Spahiun e dylbive!” shkruan Topalli në Faceboook./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.