Mazhoranca e frikshme, në sallën e Kuvendit do jenë 103 përfaqësues të së majtës

Postuar në 08 Gusht, 2013 08:51

Mazhoranca e majtë në sallën e Kuvendit do të jetë vërtet e frikshme sa i takon raporteve numerike.

Sipas rezultatet zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, koalicioni qeverisës rezultoi të ketë fituar 83 mandate deputetësh ndërsa koalicioni i opozitës së djathtë do të ketë 57 deputetë.

Megjithatë, këto pritet të jenë vetëm ekuilibrat në procesin e votimit pasi në sallën e Kuvendit situata do të jetë edhe më e përkeqësuar për opozitën e në favor të mazhorancës.

Kriteri i vendosur nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për ndarjen e mandateve të deputetit nga ministri e ka zgjeruar edhe më tej raportin numerik.

Pas shpalljes së emrave të ministrave është qartësuar edhe numri i deputetëve të rinj.

Në sallën e Kuvendit do të kemi 103 përfaqësues të mazhorancës ku përfshihen 83 deputetët dhe 20 ministra e zv.kryeministri.

Në kampin tjetër do të mbeten po aq, pra 57 deputetë opozitarë./lajmifundit.com

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.