Rama: Ndërtimet abuzive në bregdet, kancer agresiv në veprim! Duhet operacion i gjerë

Postuar në 08 Gusht, 2013 08:53

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, e ka rikthyer edhe një herë vëmendjen nga ndërtimet pa leje në vijën bregdetare, të cilat i ka cilësuar si kancer agresiv i cili po vepron duke e rrënuar bregdetin.
Në një mesazh të postuar ditën e sotme në rrjetin social “Twitter” Rama shpreh se për t’i dhënë fund rrënimit të bregdetit duhet një operacion i gjerë dhe i thellë me në krye policinë e shtetit.
“Ndërtimet abuzive në bregdet një kancer agresiv në veprim!Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye!‪‎ Stop rrënimit. Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”, shkruan Rama.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.