Ekipi i Kukësit hyn në histori, kualifikohet në “play-off” të Europa League

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:53

Ekipi i Kukësit ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar, duke kaluar edhe fazën e tretë të Europa League. Asnjë ekip shqiptar më parë nuk kishte arritur të kalonte tre ture, por ja që kuksianët e kanë bërë këtë realitet. Edhe pse janë mundur 0-1 nga Metalurg Donjecku i Ukrainës, falë fitores 2-0 në Tiranë në ndeshjen e parë, Kukësi arrin të kualifikohet për në “play-off” të Europa League. Gjatë ndeshjes së sotme Kukësi luajti pjesën më të madhe në mbrojtje, por ukrainasit nuk shënuan më shumë se një gol në pjesën e parë në minutën e 27-të nga Dimitrov.
Nga minuta e 74-të e lojës, Kukësi luajti me 10 lojtarë, po sërish Metalurgu, një ekip dukshëm më i fortë, nuk arriti të shënojë. Arbitri i katërt dha pesë minuta shtesë, duke shtuar shpresat e ukrainasve për një gol të dytë, që do çonte ndeshjen në shtesë. Por edhe pse realisht u bënë shtatë minuta shtesë, ukrainasit nuk arritën synimin.
Presidenti i klubit, Safet Gjici ka deklaruar se do japë 200 mijë euro shpërblim në rast të kualifikimit.
Ndërkohë disa media shkruajnë se UEFA do të japë 1.2 milion euro për klubin, që në fazën e ardhshme do përballet me gjigandët e futbollit europian.
FSHF 100 mijë euro shpërblim

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet sekretarit të saj të përgjithshëm ka lajmëruar se ekipit të Kukësit do t’i akordohen 100 mijë euro si shpërblim për kalimin e turit.
Berisha uron në Facebook: Fitore historike e ekipit të Kukësit dhe futbollit shqiptar

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka uruar skuadrën e Kukësit për fitoren dhe kualifikimin në play-off të Europa League. Përmes rrjetit social “Facebook” Berisha ka uruar:
“Fitore historike e ekipit të Kukësit dhe futbollit shqiptar. Le t’ju dërgojmë në urimet më të përzemërta lojtarëve të talentuar, kapitenit të sprovuar, trajnierit të shkëlqyer dhe presidentit vizionar të skuadrës së Kukësit që me suksesin e tij çuditi futbollin europian. Suksese gjithnjë më të mëdha Kukësit! Fitore të tjera!!!

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.