Toponimet, Greqia lejon kalimin e fëmijëve shqiptarë deri në fund të gushtit

Një takim i drejtorit të kufirit të Gjirokastrës, Admir Abrija me drejtorin e Janinës dhe komandantin e pikës kufitare në Kakavijë, bëri të mundur që të shtyhet deri në fund të gushtit kalimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në vendin fqinj.
Ky vendim, i cili lehtëson kalimin e emigrantëve shqiptare në të dy anët e kufirit pas problemeve të shumta që kanë pasur me pasaportat e fëmijëve të tyre në të cilat emrat janë shkruar shqip, vjen pas urdhrit të lëshuar paraditen e sotme nga pala greke sipas të cilit vetëm fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Athinë do të mund të kalonin nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj, Greqisë.
Çështja e toponimeve është kthyer prej dy vjetësh në një problem të vërtetë për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, dhe deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare që të mund t’i jepte fund kësaj farse.
Shqip
Add new comment