Shtyhen bisedimet Maqedoni-Greqi

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Reeker deklaroi se bisedimet Maqedoni-Greqi do të vazhdojnë në fund të verës apo fillim të vjeshtës, njoftoi MIA. Në pyetjen se si e vlerëson përkushtimin e Greqisë ndaj integrimit të të gjithë rajonit, Rikeer vlerësoi se gjysma e parë e vitit 2014 me të vërtetë do të japë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv dhe të realizohen angazhimet nga agjenda e Selanikut.
“Kryesimi grek me Këshillin e Bashkimit Evropian do të jetë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv. Nëse kthehemi në agjendën e Selanikut, e cila u promovua nga Greqia, me të u vendos drejtim pozitiv për rajon më të gjerë ballkanik, dhe kjo mirë përputhet me qëllim tonë, të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të kyçen tek fqinjët, të cilët janë në familjen euroatlantike, në NATO dhe Bashkimin Evropian” deklaroi Rikeer në takimin me gazetarët në qendrën për shtyp të Departamentit të shtetit në Nju-Jork.
Shekulli
Add new comment