Dëbimi i komunitetit rom, Amnesty International: Autoritetet të ndërhyjnë urgjent, i kanë nxjerë në rrugë

Postuar në 11 Gusht, 2013 04:05

Pas prishjes së 8 barakeve të tjera të romëve pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, reagon sërish Amnesty International, ka reaguar sot lidhur me prishnen e barakave të komunitetit rom te zona e “Pallatit me Shigjeta”. AI i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për ta.
“Familjet rome që u dëbuan më 7 gusht nga barakat e tyre deri më tani janë të pastreha. As autoritetet lokale të Tiranës dhe as qeveria nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar këta persona dhe për t’ju siguruar atyre një strehim alternativ”. AI thekson se familjet rome të dëbuara nga vendbanimet e tyre kanë fjetur në rrugë, pasi nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa ndihma në ushqime e ujë marrin nga OJQ-të. “Autoritetet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme për familjet rome të pastreha pas dëbimit të tyre me dhunë, t’ju sigurojnë një strehim alternativ, i cili plotëson standardet ndërkombëtare, duke përfshirë Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara”, theksohet më tej në deklaratë.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.