Balla: Pyjet digjen, shteti fle

Deputeti socialist,Taulant Balla denoncon një rast djegie të pyejeve në Jalë. Ai fajëson ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu dhe kryeministrin në detyrë, Sali Berisha që për ngjarje të tilla nuk interesohen. Në bregdetin e Jalës, prej 24 orësh ka rënë zjarr, ndërkohë që asnjë institucion nuk është organizuar për shuarjen e zjarrit.
“Këto pamje që shikoni sapo janë filmuar në bregdetin e bukur të Jalës. Prej 24 orësh ka rënë zjarr dhe asnjë institucion shtetëror nuk është dukur për të organizuar punën për fikjen e zjarrit. Ne fakt kush ta organizojë punën? Fatmir Mediu që me zjarret fsheh pyjet e shkatërruara nga prerjet e paligjshme apo notari Sali, i cili është vetëm pak kilometra nga kjo vatër zjarri. Këta po ikin si pushtues dhe mbrapa po lënë vetëm shkatërrim.Por ta dinë se papërgjegjshmëria është shpërdorim detyre. Neni 248 i Kodit Penal e përcakton qartë dënimin për ta. Ndërkohë i bëj thirrje zjarrfikësve te nisen për në Jalë", denoncon Balla.
Shekulli
Add new comment