Rrugët e pasigurta të Tiranës/ Të moshuarës i shkulin vëthët e floririt nga veshët

Nuk ka më dyshim se rrugët e Tiranës nuk janë të sigurta.
Që kur një grua u vra nga një grabitës që tentoi t’i merrte varësen e floririt, shumë vajza e gra nisën të dalin nga shtëpia pa bizhuteri.
Pak ditë më parë një gruaje iu grabit varësja e floririt nga qafa në mes të Tiranës.
Ndërsa sot është shënuar një tjetër krim i shënuar.
Një e moshuar ka rënë pre e një grabitësi, që i ka shkulur asaj me forcë vëthët nga veshi.
E moshuara F. Demiri thotë se hajduti e ka ruajtur atë dhe më pas i është afruar me motor, duke i marrë vëthët.
“Shumë pranë shtëpisë sime, as 20 metra larg, kaloi një djalë me motorr. Më kapi pas koke dhe më shkuli vëthët nga veshi. Unë bërtita, ai iku, doli gjithë lagjia, mua gati sa nuk më ra të fikët. Dy burra dolën nga shtëpia dhe e gjuajtën me tullë, por nuk e kapi dot,” tregon e moshuara për News24./ep
Tema
Add new comment