VETËVENDOSJE PO I SHËRBEN PDK'SË

Postuar në 12 Gusht, 2013 04:44

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti nuk u është përgjigjur akuzave të Behgjet Pacollit se në Kryeqytet nuk po jetohet, por ka gjetur kohë t'i hedh poshtë akuzat e Vetëvendosjes se qeverisja e LDK'së është sikur ajo e PDK'së.

Me konstatimin e Vetëvendosjes nuk është pajtuar Hoti, i cili ka thënë se qeverisja e PDK'së dhe LDK'së dallojnë sikur nata me ditë.

"Dallimi në qeverisje në mes të nivel qendror nga PDK dhe të Prishtinës nga LDK është si nata me ditë. Unë ju them atyre se ky dallim është si nata me ditë, por VV nuk mund ta vërejë pasi është e përkushtuar vetëm në sharje dhe kritika të pa argumentuara", ka shkruar Hoti në profilin e tij në Fcebook.

Hoti ka kërkuar nga Albin Kurti ta mbështesë LDK'në për ta larguar nga PDK'në nga pushteti.

“Unë e ftoj VV për bashkëpunim për të bërë ndryshimin në Kosovë në zgjedhje lokale dhe pastaj në zgjedhje parlamentare për të larguar këtë qeverisje të korruptuar. Nëse VV dëshiron të konfrontohet me LDK-në, atëherë e siguroi se do të jetë humbëse dhe do t’i bëjë shërbim vetëm PDK-së”, ka shkruar Hoti

Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.