Shtëpia e Ushtrisë në seli të PD-së? Ish-ushtarakët: Kulmi i poshtërsisë së Berishës

Postuar në 12 Gusht, 2013 04:55

Ish-ushtarakët kanë dalë ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar vendimin për të transformuar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike.

Të ndodhur përpara godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.

“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD-së. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, tha në nisje ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes Bajram Mane.

Sipas tij, “Ne s’do lejojmë kurrë që ky vendim të zbatohet e bëhet realitet”.

Pak ditë më parë nga qeveria “Berisha” për të transformuar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike.

Ish- ushtarakët më tej i kanë kërkuar ministrit në ikje të Mbrojtjes të anulojë vendimin e qeverisë dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare.

Më tej, ata i kanë bërë thirrje edhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast.

Ata kanë kërkuar që kjo shtëpi të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.