Romët ngujohen para Bashkisë

Postuar në 12 Gusht, 2013 09:21

Komuniteti rom i larguar nga vendbanimi i tyre pranë ish-Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit është vendosur në sheshin 'Skënderbej', ku pritet të ngrejë strehë deri në momentin që do të marrë përgjigje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjatë protestës të organizuar paradite, romët thonë se kanë patur përplasje me Policinë Bashkiake.

Te gjendur prej ditesh ne rruge te madhe, ata kerkojne qe shteti te tregoje se paku interesim per çeshtjen e tyre. Me heret ne protesten para Bashkisë së Tiranës u bashkuan edhe perfaqesues te shoqerise civile.

"Jemi qytetarë të Tiranës prej 600 vitesh dhe kërkojmë që problemit te familjeve rome t'i jepet zgjidhje", thote Xheladin Taço, përfaqësues i komunitetit rom.

"Të marrin masa urgjente për sistemimin e familjeve rome, të cilat nga dita e tubimit dhe deri më sot janë në qiell të hapur. Duam t'ju vëmë në dijeni se deri tani nuk jemi njohur me asnjë alternativë nga instuitucionet përgjegjëse për strehimin e komunitetit rom", thotë Brisilda Taço, aktiviste për çështjet rome.

Per rastin e romeve te debuar nga vendbanimi i tyre ka reaguar edhe Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut.

"Bashkia të paktën të jetë humane, në mos nuk është profesionale. Edhe nga mediat kjo çështje nuk duhet të kalojë si gjithnjë, por duhet të trajtohet si një cështje e rëndësishme", thotë Elsa Ballauri nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.