Isaraj: Motoja e Berishës, Ushtria e popullit – Ushtria e Partisë

Postuar në 12 Gusht, 2013 16:05

Deputeti socialist, Arben Isaraj, e cilëson si aktin e fundit të mizorisë së Berishës nda ushtarakëve shqiptarë kalimin e SHQUP-it në pronësi të PD-së. Isaraj përkrah protestën e sotme të ish-ushtarakëve, duke i nxituar ata që nëpërmjet protestës paqësore të shprehen kundër pabesisë politike. Ai shprehet se vendimi i Berishës është mishërimi i motos së tij “nga ushtri e popullit - në ushtri të partisë”.

“NGA SHTËPI E USHTRISË NË SHTËPI TË PARTISË.

Pas të zezave të pafundme, ky është akti i fundit mizor i Berishës ndaj ushtrisë dhe ushtarakëve shqiptarë.

Ky është akti i fundit i motos së përhershme të Saliut – nga ushtri e popullit në ushtri të partisë.

Ky është akti i fundit i Saliut, ku ushtria shihet e përdoret si një fushe, ku kultivohet një lloj peme, që ajo të mos jap kurrë fruta për Shqipërinë, por për pd-partinë.

Ndaj, ushtarakë të Shqipërisë, në shërbim aktiv ose jo, së bashku sot “kërkoni” shtëpinë.

“Shtypeni” mizorinë e mos kini dhembshuri ndaj pabesisë politike.

Se shtypja mbi shtypjen është veçse drejtësi, për Ju dhe Shqipërinë.

Shënim që nuk injorohet:

Nuk mund të lija pa kujtuar se SHQU-ja është përdorur në Ceremonialin e shtetit, si “shtrat” i nderimit, respektit dhe mirënjohjes për dëshmorët e rinj të Atdheut si dhe personalitetet shtetërore dhe shoqërore që kanë nderuar Shqipërinë.
Tashmë, ende de jure, të gjithë sa më sipër, do t’i qajmë, këndojmë e respektojmë në oborrin e PD-së.
Fjalimet e përmortshme do i mbajë ky që shihni në foton si më poshtë. E ka detyrë të re)”, shkruan Isaraj në Facebook.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.