Berisha e ka pasur gjithmonë merak SHQUP-in, para dy vitesh donte ta bënte hotel

Berisha e ka pasur gjithmonë merak SHQUP-in, para dy vitesh donte ta bënte hotel
14 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Kryeministri në largim, Sali Berisha, duket se e ka pasur gjithmonë merak Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, që ndodhet në një nga vendet më të lakmuara në Tiranë.
E zhytur në gjelbërim dhe me një hapësirë të admirueshme, SHQUP është një nga zonat e fundit që ka mbetur pa pushtuar në Tiranë.
Siç raporton e përditshmja Shqip, Berisha ka pasur në plan më parë që këtë godinë ta privatizonte për ta kthyer në hotel.
Mësohet se ideja është hedhur nga vetë kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimeve me shefat e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, të cilët kanë qenë kohë më parë në detyrë. Sipas burimeve mësohet se Berisha ka pasur një përplasje me ish-shefin e Shtabit, Maksim Malaj, në lidhje me SHQUP-in, për faktin se ai kishte si synim ndryshimin e destinacionit të kësaj godine, duke e tjetërsuar, privatizuar dhe duke e kthyer në një hotel.
Mësohet se një ide e tillë është kundërshtuar nga gjeneral Malaj, i cili i ka kërkuar kryeministrit mosndryshimin e destinacionit të godinës së ushtrisë.
Ai i është drejtuar kryeministrit duke u thënë se ushtarakëve vetëm kjo ndërtesë u ka mbetur “në të mirë dhe në keqe”, duke nënkuptuar si për në gëzime dhe në hidhërime.
Mësohet se kjo përplasje mes Berishës dhe Malajt ka ndodhur pak muaj përpara se gjenerali të shkarkohej nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë./ep
Tema
Add new comment