Plagos me armë të dashurën 21 vjeç, vret veten 52 vjeçari

Postuar në 14 Gusht, 2013 11:37

UPDATE- Plagosi te dashuren me arme e me pas qelloi edhe veten me te njejten arme, duke mbetur i vrare. Ngjarja ka ndodhur ne nje hotel ne kryeqytet, ne rrugen “3-Vellezerit Kondi”, prane “Vilave Gjermane” ne Tirane.

Policia e Tiranes ben me dije se viktima eshte shtetasi Agim Emini, 52 vjec, lindur dhe banues ne Tetove te Maqedonise.

“Sot rreth orës 13.00’, shërbimet e Salles Operative te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, morën njoftim nga nje drejtues automjeti se po shoqeronte me urgjence nje vajze te plagosur nga Rruga e Elbasanit – drejt Spitalit Ushtarak. Vajza, Ana Sulce, 21 vjec, lindur ne Çorovode Skrapar dhe banuese ne Tirane eshte plagosur me arme zjarri nga nje i njohuri i vet ne nje hotel dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve”- thuhet ne njoftimin e policise.
Nderkohe qe sherbime te tjera te Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë dhe sherbime per Hetimin e Krimeve te Renda mberriten menjehere ne vendngjarje, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, duke administruar provat, shoqëruar e pyetur nje numer te konsiderueshem personash, që kishin dijeni për ngjarjen.
“Nga hetimet e deritanishme, te kryera nga Strukturat Kunder Krimeve te Renda te Policise se Kryeqytetit dhe administrimi i provave materiale te sekuestruara ne vendin e ngjarjes, disa gëzhoja, arma e zjarrit pistolete, etj., rezulton se autor i dyshuar i kesaj ngjarje eshte shtetasi Agim Emini, 52 vjec, lindur dhe banues ne Tetove te Maqedonise, i cili pasi ka qelluar me arme zjarri pistolete ne drejtim te te njohures se vet shtetases Ana Sule, me pas ka qelluar edhe ndaj vetes se tij me arme zjarri tip pistolete”- thekson policia.
Emini u transportua drejt spitalit Ushtarak, por pas disa minutash gjeti vdekjen.
“Motivet e kësaj ngjarje paraprakisht mendohet te jene te dobëta, nderkohe qe Strukturat Kunder Krimeve te Renda te Policise se Kryeqytetit po vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes dhe dokumentimin e saj”- thuhet ne deklarate.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.