Nishani konfirmon kalimin e SHQUP-it për PD-në

Edhe pse nuk e ka publikuar dekretin për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) nga Minisitria e Mbrojtjes te Partia Demokratike, presidenti Bujar Nishani e ka konfirmuar këtë gjë për “A1 Report”.
Nishani ka shpjeguar se “iu përgjigja pozitivisht Ministrisë së Mbrojtjes” për kalimin e SHQUP-it në pronësi të PD-së.
Dekreti i Nishanit bie ndesh me ligjin, pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, nuk ka firmosur për lëshimin e SHQUP-it.
“Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe Shtetit Shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Gjunkshi në një letër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes./b.l
TEMA
Add new comment