Pallati i Kulturës në Përmet, përplasje mes Përmbarimit dhe priftërinjve

Kerkesa e Permbarimit per largimin e Kishes Ortodokse nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet ka shkaktuar debate e perplasje mes perfaqesuesve te permbarimit dhe prifterinjve te mbeshtetur edhe nga besimtaret.
Përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera.
Kryetari i zyrës Përmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se përfaqësuesit e kishës kanë përdorur forcën dhe presione për të bllokuar punën.
“Përmbarimi thjesht ka ekzekutuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese, veprim që duhet të ishte zbatuar 10 vite më parë”,- tha Alimadhi, cituar nga News 24.
Përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj. Ambientet në Pallatin e Kulturës tashmë do t’i kalojnë Bashkisë së Përmetit.
PANORAMA
Add new comment