Greqia reagon mbi incidentin në Përmet

Postuar në 16 Gusht, 2013 14:16

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur me kishën Ortodokse në Përmet, ku përmbarimi ndërhyri për largimin e saj nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”.

Zëdhënësi, Konstantinos Koutras tha se, Greqia është e shqetësuar për raportet e dhunës që ndodhën sot në Përmet.

“Forca për largimin e klerit dhe mbyllja e kishës – një ditë pas kremtimit të Ungjillëzimit të Virgjëreshës Mari si dhe pengimi i besimtarëve që t’i afrohen vendin të adhurimit fetar, dhe heqja e ikonave dhe enëve të shenjta të kishës janë akte të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht çdo pretendim ligjor”, tha zëdhënësi.

Ministria e Jashtme greke duke kujtuar se, liria fetare është element themelor i legjislacionit të Bashkimit Evropian, vijon duke thekson se, “shpresojmë se këto veprime u zhvillua pa dijeninë e qeverisë shqiptare.” Reagimi mbyllet me fjalët se, “ambasada greke dhe autoritetet Konsullore në Shqipëri kanë marrë udhëzimet dhe janë duke vëzhguar nga afër çështjen."

*Në foto Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.