Boçi: Ja shkeljet e Burgaj me uniformën e Policisë së Shtetit

-Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave me vendim nr. 281, datë 06.04.2011, vendosi disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 79, datë 21.01.2009, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të Policisë së Shtetit”. Shtesat dhe ndryshimet konsistonin në emblemë, gradat për punonjës policie të nivelit të mesëm drejtues e të nivelit të larte drejtues, etj., të cilat u reflektuan (u pasqyruan) dhe në Urdhër nr. 03, datë 04.01.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë (DPP) “Për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit” (duke shfuqizuar Urdhrin e mëparshëm të DPP nr. 118, datë 09.02.2010 për këto shtesa e ndryshime).
Nënkomisar Sokrat Boçi sqaron se z.Burgaj, edhe pse shtesat dhe ndryshimet në uniformën, emblemën, gradat, etj., janë kompetence për t’u miratuar me VKM, dhe aq me tepër që efektivisht është nënshtruar një kontrate për realizimin e tyre, (që mban nr. 23/4, datë 20.06.2011) për një periudhë katër vjeçare (2011, 2012, 2013, 2014), tejkaloi kompetencat duke marrë pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit të vendit për të nxjerrë urdhra për shtesa e ndryshime të tjera të uniformës, emblemës, gradave, etj., në vazhdimësi. “Për shtesat dhe ndryshimet e mëtejshme të uniformës, emblemës, gradave, etj., ka nxjerre urdhër nr. 521, datë 12.11.2012 “Për miratimin e rregullores së Uniformës se Policisë së Shtetit” të cilat konsistojnë në: Pelerinë shiu, ndryshe sa ishte pasqyruar në rregulloren e uniformës se mëparshme nr. 118, datë 09.02.2010 që kishin të përcaktuar përshkrimin “POLICIA” me Stemën e Policisë së Shtetit, vendoset në shpinë të pelerinës para përshkrimit “POLICIA” me emblemën e Policisë së Shtetit, e cila vendoset në shpinë të pelerinës.
Mirëpo fakti është se pelerinat e shiut sipas kontratës nr. 23/4, datë 20.06.2011 (tashmë të veshur nga policia), nuk janë realizuar as me Stemën dhe as me Emblemën e Policisë së Shtetit ( miratuar me VKM nr.281, datë 06.04.2011), janë realizuar me emblemën e Policisë së Shtetit të miratuar me VKM nr.79, datë 21.01.2009 (por të shfuqizuar me VKM nr. 281, datë 06.04.2011)”, shprehet Boçi. Sipas tij, kjo ndërhyrje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë zbulon, provon, forcon dhe njëherë së objekti: Pelerinë shiu për sasinë 6750 copë pelerinë me vlerën 34.020.000 lekë (5.040 lekë ka kushtuar një copë Pelerinë), janë prodhuar më herët, përpara hapjes së procedurave të tenderit të datës 23.05.2011. Si në rregulloret e uniformës nr. 118, datë 09.02.2010, ashtu edhe në rregulloren e uniformës nr. 03, datë 04.01.2012 (tashmë të dyja këto rregullore janë të shfuqizuara) nuk ka qenë i pasqyruar objekti: Jelekë fosforeshente për punonjësit e policisë rrugore. E njëjta gjë paraqitet edhe tek jelekët fosforeshent. Pavarësisht ndryshimeve të mësipërme të bëra me Urdhër nr. 521, datë 12.11.2012 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, fakti është se dhe “jelek” fosforeshente sipas kontratës nr. 23/4, datë 20.06.2011 (tashme të veshur nga policia), janë realizuar me Emblemën e Policisë së Shtetit të miratuar me VKM nr. 79, datë 21.01.2009 (por të shfuqizuar me VKM nr. 281, datë 06.04.2011).
Kjo ndërhyrje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë zoti Hysni Burgaj zbulon, provon dhe forcon dhe njëherë faktin se objekti: “Jelek” fosforeshent (për qarkullimin rrugor) për sasinë 2000 copë në vlerën 6.240.000 leke (3.120 leke ka kushtuar një copë jelek), janë prodhuar (realizuar) më herët, përpara hapjes së procedurave të tenderit të datës 23.05.2011. I njëjti konstatim është edhe për jelekët e shpëtimi fosforeshent (për mjetet ujore gjatë lundrimit) për sasinë 200 copë “Jelek” në vlerën 470.000 lekë (2.352 lekë ka kushtuar një copë jelek),ashtu dhe “Jelek” operacional prezantues (për punonjësit të Hetimit të krimit në operacione për sasinë 2900 cope Jelek në vlerën 8.700.000 (3.000 lekë ka kushtuar një copë Jelek), janë prodhuar (realizuar) më herët, përpara hapjes së procedurave të tenderit të datës 23.05.2011. “Kryepolici i Shtetit zoti Hysni Burgaj dhe vartësit e tij, me veprimet apo mosveprimet përmes shkeljeve ligjore e shpërdorimit të detyrës nuk mund të zhvishen nga përgjegjësia direkte të “shthurjes” e të “deformimit” moral të uniformës së Policisë së Shtetit me pasojat e një dëmi ekonomik të përmasave të mëdha që u bëhen punonjësve të Policisë së Shtetit”, shprehet nënkomisar Boçi.
Uniforma e Policisë prodhuar para hapjes së tenderit
Uniforma e re e Policisë së Shtetit është prodhuar përpara hapjes së tenderit, ndërsa mbeten të dyshimta përpjekjet e drejtuesve të Policisë për të ndryshuar emblemat. Aktualisht Policia e Shtetit është me tre emblema në përdorim duke çoroditur edhe qytetarët apo kolegët e tyre evropianë. Njëra emblemë me shqiponjë dy krenare e rrethuar nga të dyja anët me dy kallëza gruri, emblema e dytë me shqiponjë dykrenare dhe mburojë e rrethuar nga të dyja anët me gjethe dushku, ndërsa emblema e tretë me shqiponjë dykrenare e rrethuar me degë dushku. Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 281, datë 06.04.2011, ndryshe nga VKM nr. 79, datë 21.01.2009 që kishte miratuar si emblemë me shqiponjë dykrenare e rrethuar nga të dyja anët me dy kallëza gruri vendoset në pjesën ballore të kapelës, bëri ndryshimet në pikën 2.4 të këtij vendimi dhe i jep këtë përmbajtje: Emblema: Përbëhet nga shqiponja dykrenare me ngjyrë të zezë, mbi të cilën është vendosur një mburojë më ngjyrë blu, e rrethuar nga të dyja anët me gjethe dushku, dhe përkrenarja e Skënderbeut me ngjyrë të artë, të stilizuara e të vendosura në një fushë me ngjyrë të kuqe. Në pjesën e poshtme, mbi një shirit blu, është shkruar me shkronja të mëdha “POLICIA”. Ndryshime kanë pësuar dhe gradat të nivelit të mesëm drejtues (“Drejtues” që ka një yll”, “Drejtues i parë”, që ka dy yje) dhe gradat e nivelit të lartë drejtues (“Zv/Drejtor i Përgjithshëm” që ka një yll, “Drejtor i Përgjithshëm” që ka dy yje).
Ndryshe nga gradat e miratuara me VKM nr. 79, datë 21.01.2009, ku në fushat e tyre vendosej emblemë e Policisë së Shtetit me shqiponjë dykrenare e rrethuar nga të dyja anët me dy kallëza gruri, ndërsa me ndryshimet e bëra me VKM nr. 281, datë 06.04.2011, në fushat e gradave të sipërcituara kanë vendosur shqiponja me mburojë e rrethuar me gjethe dushku. Përsa i përket emblemës së miratuar me vendimin nr. 79, datë 21.01.2009 (pika 2.4 e këtij vendimi), nuk përmendet vetëm se ajo vendoset në pjesën ballore të kapelës (nuk është emblemë e Policisë së Shtetit vetëm që ajo vihet në kapele), por ajo vendoset edhe në gradat (pika 2.5.3, 2.5.4 te VKM nr. 79, datë 21.01.2009). Me vendimin nr. 281, datë 06.04.2011, fjala emblemë është hequr nga të gjitha pikat 2.4, 2.5.3). Kjo do të thotë se në pikën 2.4 të vendimit nr. 79, datë 21.01.2009, që flitet për vendosjen e emblemës në kapele, ndërsa në vendimin nr. 281, datë 06.04.2011 nuk flitet që emblema vendoset në pjesën ballore të kapelës, por për emblemën e Policisë së Shtetit.
Gjithsesi, në këtë këndvështrim Policia e Shtetit rezulton të ketë në përdorim tre Emblema, njëra Embleme (me shqiponjë dykrenare të rrethuar nga të dyja anët me gjethe dushku), të vendosur në kapele, në Grada “DREJTUES” (Grada e vogël gjoksi), në Grada “DREJTUES I PARË” në Grada “ZËVENDËSDREJTOR I PËRGJITHSHËM” dhe në Grada “DREJTOR I PËRGJITHSHËM”. Emblema e dytë (me shqiponjë dykrenare të rrethuar nga të dyja anët me degë dushku), të vendosur në Grada “DREJTUES”(Gradë supi në formë gypore), në Grada “DREJTUES I PARË” (Gradë supi në formë gypore), në Grada “ZËVENDËSDREJTOR I PËRGJITHSHËM”(Gradë supi në formë gypore) dhe në Grada “DREJTOR I PËRGJITHSHËM” (Gradë supi në formë gypore). Emblema e tretë (me shqiponjë dykrenare të rrethuar nga të dyja anët me kallza gruri), e vendosur në objektet e uniformës Pelerinë shiu Jelek shpëtimi fosforeshent për punonjësit e mjeteve ujore përcaktuara në Rregulloren e Uniformës së Policisë së Shtetit (miratuar me urdhër Nr. 03 datë 04.01.2012, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë z.Hysni Burgaj).
Shekulli
Add new comment