Hoffman takon Berishën: Zgjedhjet, kontribut thelbësor në marrjen e statusit të vendit kandidat

TIRANE- Ambasadori i ri gjerman ne vendin tone ka   vlerësuar pozitivisht organizimin e zgjedhjeve, duke i cilësuar ato të qeta e të rregullta dhe  nënvizoi se kjo përbën një kontribut thelbësor në marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
Deklarata u be gjate takimit qe ai pati me kryeministrin Sali Berisha. Kryeministria njofton se ai vlerësoi kontributin e Kryeministrit  Berisha në  progresin e dukshëm të Shqipërisë, si dhe për kontributin, të cilin ai e quajti të jashtëzakonshëm, që Kryeministri Berisha ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, si dhe në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Duke falenderuar ambasadorin Hoffman për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë dhe për organizimin e zgjedhjeve të fundit në vend, Kryeministri Berisha  shprehu mirënjohjen dhe falenderimet në emër të tij, qeverisë dhe popullit shqiptar për mbështetjen e Gjermanisë në proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe asistencën e çmuar teknike dhe financiare që Gjermania i ka dhënë Shqipëri në 20 vitet e fundit në të gjitha fushat. Kryeministri i vlerësoi projektet e financuara nga qeveria gjermane si histori suksesi dhe shprehu shpresën që këto marrëdhënie të vazhdojnë të forcohen në interesin më të mirë dypalësh’- thuhet ne njoftim.
Panorama

Add new comment