Miliona eurot e romëve

Deklarata e ambasadorit të BE-së Ettore Sequi se në Shqipëri janë dhënë 3 milionë euro vetëm për komunitetin rom dhe se situata e rëndë e tyre do të pasqyrohet në progres raportin e vjeshtës, i cili do të ndikojë edhe në çështjen e statusit, shkaktoi dyshime të shumta për destinacionin e këtyre fondeve.
Gazetarë të medias së shkruar dhe asaj vizive, duke iu referuar gjendjes skandaloze ekonomike dhe sociale te komunitetiti rom i drejtuan nje sere pyetjesh perfaqesuesve te BE-se ne Tirane, ku iu kerkua se kujt i ishin dhene keto fonde, si jane zbatuar, a jane monitoruar dhe cili ka qene produkti final i ketyre investimeve?
Ne pergjigje te ketij interesimi, ne dy te perditshme ne Tirane, Zyra e Shtypit prane delegacionit te Bashkimit Europian sqaron se jane realizuar 12 projekte, qe nga viti 2008 te financuara nga programi Cards (Asistenca komunitare per rindertim zhvillim dhe Stabilizim), Ipa (Instrumenti per paraaderimin ) dhe EIDHR (Instrumenti Evropian per demokracine dhe te drejtat e njeriut).
Perfituesit e fondeve ne totalin prej 3 milionë euro kryesisht kane qene OJQ-së shqiptare dhe nderkombetare dhe ne nje rast te vetem PNUD. Ne vitin 2008 Shoqata ne Dobi te Gruas Shqiptare ka marre 142 mije e 302 euro per nje projekt ne qytetin e Durresit dhe fshatin Rromanat.
Shoqata e Krishtere e te Rejave te Shqiperise, 82 mije e 440 euro, per çështjet gjinore dhe barazine, si dhe arsimimin pofesional te komunitetit rom. Ne vitin 2009, Qendra per kerkim dhe zhvillim ka perfituar 92 mije euro per nxitjen e politikave me te mira per integrimin ne jeten sociale te romeve. Ne vitin 2010, rreth 160 mije euro i jane dhene shoqates Ndihme per femijet, per mbeshtetejn e femijeve rome per akses ne arsim dhe per luften kunder diskriminimit te tyre.
Ne vitin 2010, 190 mije euro i jane dhene Shoqates Kombetare per Edukim per Jeten. Ne 2010, Qendra Sociale Murialdo, ne Fier ka perfituar 150 mije euro .Shoqata e Tiranes per Ndihme Ligjore ka marre 147 mije euro per te ndihmuar ne rritjen e aksesit ne drejtesi per romet.
Ne vitin 2011, Save the Children ka perfituar nje fond prej 200 mije euro per mbrojtjen dhe integrimin e femijeve te rruges.Ne korrik te 2012, 1.5 milionë euro i jane dhene Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim per nje projekt per mbeshtetjen dhe perfshirjen sociale te komunitetit rom dhe egjiptian.
148 mije e 133 euro i ka perfituar Qendra e Sherbimeve Ligjore dhe Praktikave te Integruara, serish per akses ne drejtesi. Shoqata Femijet e Botes dhe Shiperise ka marre 133 mije e 873 euro per nxitjen e bashkepunimit nderkulturor dhe dialogut mes institucioneve, OJQ-ve dhe qytetareve.
Ne kete menyre jane shperndare 3 milionë euro ne harkun kohor prej 5 vitesh ku si rezultat, delegacioni i BE-së, bazuar ne pasqyrat e raportimeve te OJQ-ve qe kane zbatuar projektet radhisin disa arritje, shumica e te cilave nuk mund te kene asnje njesi matese se çfare kane prodhuar realisht ne dobi te ketij komuniteti.
Si per shembull rritje te ndergjegjesimit per nje sere çeshtjesh qe kane te bejne me trafikimin, arsimimin, integrimine tyre social, sherbime ligjore ofruar romeve e tj. Jane finacuar projekte qe kane patur si qellim trajnim e drejtorëve te shkollave, mesuesve, punonjesve te administrates publike, per t'i mesuar se si keta te sillen me romet.
Me gjithe keto fonde e shume me teper se kaq te dhena me heret, ky komuniett vazhdon te jete po aq i paintegruar, po aq i perfshire ne skemat e arsimimit dhe jeten sociale. Femijet jane ende ne kryqezimet e rrugeve dhe familjet e tyre jane ende me tenda ne krahe duke u debuar nga pronaret e tokes dhe sipermarresit ndertues. Ne fund te fundit, ashtu sic do familjeje, edhe romeve u duhet nje strehe per te futur kohen, e me pas te mendohet per arsimim, integrim social dhe barazi gjinore.
Top channel
Add new comment