Gjirokastër, 21 klandestinë marokenë dhe sirian në pranga

Postuar në 17 Gusht, 2013 09:01

Policia e Gjirokastrës ka vijuar sërish aksionin për kapjen e grupeve klandestine që shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë për të kaluar më tej në Greqi.
Policia kufitare konfirmon se deri tani ka ndaluar 21 klandestinë, ndërsa operacioni vijon nën drejtimin e drejtorit të kufirit Admir Abrija. Klandestinët janë me kombësi siriane dhe marokene dhe janë kapur në vendin e quajtur Mulliri.
Policia po merr në pyetje 21 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.