Tensionohet situata, të shtëna rreth xhamisë në Kajro

Protestuesit kundër Morsit dhe pjesëtarë të policisë speciale janë mbledhur para një xhamie në Kajro
KAJRO- Situate e tensionuar ne Egjipt, kur ushtria ka hyre ne xhamine e mbushur me protestues. Mediat e huaja raportojne se ka pasur të shtëna intensive rreth një xhamie në kryeqytetin Kajro, ku protestuesit islamikë ishin mbledhur gjatë natës.
Në pamjet e drejtëperdrejta në televizion shiheshin forcat e sigurisë duke shtënë në minaretë e xhamisë Al-Fateh, gjatë ditës së sotme, ku janë mbledhur qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.
Nga pamjet dukej se si protestuesit përpiqeshin të gjenin mbrojtje brenda xhamisë, e cila ishte e mbushur me gaz lotsjellës. Ministria e shëndetësisë tha se nga e Premtja janë vrarë 173 njerëz.
Kryeministri i Egjiptit ka propozuar shpërbërjen ligjore të Vëllazërisë Myslimane.
Panorama
Add new comment