Kush fshihet pas 12 OJF-ve që morën 3 milionë eurot e BE-së

-Një ditë më parë “Shekulli” publikoi listën e 12 OJF-ve që kishin përfituar nga fondi total prej 3 milionë eurosh të dhëna nga Baashkimi Europian për të ndihmuar komunitetin rom dhe egjiptian. Në vijim të investigimit , zbardhet se cilat janë detyruar e këtyre organizatave dhe drejtuesit e 12 OJFve. Fondin e parë e ka fituar shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” përmes një projekti dy vjeçar me vlerë 142 mijë euro. Nga kërkimi në internet , rezulton se Presidente e kësaj shoqate është Sevim Arbana dhe Fabiola Egro. Që të dyja janë themeluese të kësaj OJF-je. Por, Sevim Arbana do të mbahet mend për konfliktin me Manjola Doko Stefani, ku që të dyja akuzuan njëra-tjetrën për veprën penale të “kanosjes”. NDGSH është një nga OJF-të më të vjetra, e themeluar në vitin 1993 nga një grup i pavarur grash, të cilat ishin të gatshme për të ofruar një lloj ndihme praktike për gratë shqiptare në një kohë kur problemet politike, sociale dhe ekonomike dukshëm po vinin në disavantazh dhe po veçonin një numër të madh të grave shqiptare dhe fëmijëve të tyre. Shoqata "Në Dobi të Gruas Shqiptare" është një organizatë e pavarur jo qeveritare me qendër në Tiranë dhe e shpërndarë në qytete tjera të vendit.
NDGSH u themelua më 24.09.1993 me urdhër nr. 3 dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me vendim nr. 285, datë 24.01.1996. NDGSH po vazhdon një sërë shërbimesh edukative, kulturore dhe informuese për gratë duke përfshirë ndihmën për t'u punësuar. Këto administrohen nga "Gratë bëjnë histori çdo ditë" dhe përbëjnë programin kryesues të NDGSH-së. NDGSH ka një eksperiencë shumë të mirë për sa i përket aktiviteteve duke përfshirë trajnime profesionale dhe edukim special për fëmijët e rrugës dhe adoleshent të veçuar. Ndërsa Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) me drejtore ekzekutive Shpresa Spahiun, ka fituar në vitin 2010 një projekt dy vjeçar me shumën 160 mijë euro. Fondacioni është themeluar në tetor 1998 me mbështetjen e organizatës “Terre des Hommes”, Zvicër, si një organizatë jo- fitimprurëse kombëtare shqiptare me qëllim mbështetjen e fëmijëve të përjashtuar dhe në nevojë, familjet dhe komunitetet ku ata jetojnë. NPF nuk ndjek preferenca politike, fetare, raciale apo etnike. Nga muaji Maj 2009 zyra qendrore e fondacionit ndodhet në Tiranë. Aktualisht tre zyra të tjera projektesh janë operacionale respektivisht në Korçë, Elbasan dhe Berat. Po një projekt dy vjeçar I financuar nga BE-ja me vlerë rreth 190 mijë euro është fituar në 2010-n nga Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ).
Arjel Trajani është drejtor ekzekutiv , ndërsa Zamira Muça menaxhere e projekteve. Nga kërkimi, rezulton se SHKEJ, është një shoqatë jo-fitimprurëse e themeluar më 18 shkurt 2003 nga një grup i të rinjve, frymëzuar që të jetë pranë njerëzve në nevojë, vepron si një shoqatë jo fitimprurëse shqiptare në fushën e promovimit të të drejtave dhe integrimin social të Qenieve Njerëzore në frymën e konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit kombëtar. Përfituesit e projekteve SHKEJ janë: fëmijët e rrugës, fëmijët që nuk ndjekin shkollën, fëmijët që kanë braktisur shkollën ose janë në rrezik për t’u trafikuar jashtë, fëmijët dhe të rinjtë që vijnë nga familje me probleme të thella sociale dhe ekonomike, gratë që jetojnë në periferi të Tiranës dhe në zonat rurale të Shqipërisë, familjet e pakicat rome dhe egjiptiane dhe ata që jetojnë në vështirësi social – ekonomike. Një tjetër përfituese ëhstë shoqata “Save the Children Italia Onlus”, e cila në janar 2011 fitoi një projekt 2-vjeçar për mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve të rrugës në Tiranë me vlerë 200 mijë euro. Drejtor është Helen I'Anson Drejtore e programit Blerina Celoaliaj. Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare, kjo OJF ka filluar punën në vendin tonë që nga viti 1999, duke ndihmuar përmes programeve të saj për fëmijët dhe krijimin e marrëdhënieve të forta dhe me ndikim me qeverinë dhe rrjetet e shoqërisë civile.
“Qëllimi i përgjithshëm ynë strategjik është që fëmijët dhe të rinjtë janë të mbrojtura, të arsimuar, të shëndetshëm dhe në gjendje për të përkrahur të drejtat e tyre”, thuhet në faqen e kësaj organizate Tortën më të madhe e ka fituar Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me vlerë 1,5 milionë euro për një projekt dy vjeçar, 2012-2014. UNDP-ja filloi operacionet e saj në Shqipëri në vitin 1991 bazuar në Marrëveshjen Kornizë standard themelor lidhur me Qeverinë e Shqipërisë. Një ekip i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri punon me qeverinë duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe bizneset, për të forcuar sundimin e ligjit, promovimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen ekonomike dhe sociale reformat për përfshirje sociale dhe një shoqëri të barabartë. Që nga viti 2012, UNDP-ja është pjesë e një plani të vetëm për të gjitha 19 agjencive të OKB-së për fondet dhe programet, të titulluar Qeveria e Shqipërisë-OKB, Programit të Bashkëpunimit (2012-2016). Kooprdinatore rezidente e OKB-së në vendin tonë është Zineb Touimi-Benjelloun.
Shoqata e themeluar nga Ish-kryeministri Meksi dhe zv/ ministri Gajo fiton projektin
“Qendra për Kërkime dhe Zhvillim”, ka fituar në vitin 2009 një projekt dy vjeçar me vlerë 92 mijë euro për forcimin e zërit të grupeve të cenueshme në njësitë e qeverisjes vendore dhe nxitja e politikave më të mira për integrimin në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit. Nga një kërkim në faqen zyrtare, rezulton se kjo qendër është themeluar nga disa emra të njohur të botës akademike, midis tyre edhe ish-kryeministri në vitet 1992-1997, Aleksandër Meksi dhe Albert Gajo, që ka qenë drejtor ekzekutiv nga marsi 2001 - shtator 2005. Ai dha dorëheqjen në shtator të vitit 2005, ndërsa aktualisht është zv/ministër i Integrimit. Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Tiranë (CRD) është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në 2001/03/27 (Vendimi nr 1067), si një organizatë e pavarur dhe jo-fitimprurëse. Ajo është themeluar nga një grup specialistësh për të ndërmarrë punë kërkimore u shërben nevojave të organizatës publike dhe private, institucioneve ndërkombëtare dhe komunitetit akademik shqiptar në: planifikimin rajonal dhe menaxhimi i burimeve, politika ekonomik dhe social për kohezionit territorial, forcimi institucional dhe qeverisja lokale.
Një tjetër përfituese nga fondet e Bashkimit Europian është Qendra Sociale Murialdo që ka fituar projekt 150 mijë euro. Qendra Sociale Murialdo (QSM) është një O.J.F. (Organizatë Jo-Fitimprurëse) e krijuar nga Jozefinët e Murialdos të pranishëm ne Shqipëri. QSM- ja është aktive në Fier që nga 1994 dhe në Durrës nga 2001. Misioni i Fondacionit Leonardo Murialdo dhe i Qendrës Sociale Murialdo është ai i zhvillimit të aktiviteteve në mbështetje të edukimit dhe formimit të të rinjve, në mënyrë të veçantë të atyre më të varfër dhe më në nevojë, të ekspozuar ndaj rrezikut të përjashtimit social. Koordinatore aktiviteti, sipas faqes online rezulton se është Marco De Magistris. Rreth 150 mijë euro janë fituar edhe nga Shoqata e Tiranës për Ndihmë Ligjore e drejtuar nga Rajmonda Bozo. Kjo OJF e ka filluar veprimtarinë e saj në Janar të vitit 1999 si program i CAFOD Albania, deri në 18 Dhjetor 2006, datë kur TLAS u regjistrua si organizatë jo fitimprurëse e pavarur në formën e Qendrës. BE ka financuar me rreth 134 mijë euro një projekt 17 mujor për bashkëpunimin ndërkulturor dhe dialogut mes institucioneve shqiptare, OJQ-ve dhe qytetarëve (mbulon komunitetin rom/egjiptian) të zbatuar nga shoqata “Fëmijët e Botës dhe Shqipërisë”. Me seli në Shkollën e Bashkuar, kjo OJF është themeluar në vitin 2002, me qëllim promovimin e të drejtave të fëmijëve në rrezik trafikimi, shfrytëzimi. Sipas kësaj organizate, përfitues direkt të ndërhyrjes janë komunitetet rome dhe egjiptiane të Kinostudios, një nga lagjet më të varfra dhe më të neglizhuara të Tiranës. Instituti Evropian i Tiranës është një tjetër OJF që ka përfituar rreth 150 mijë euro për një projekt dy vjeçar, shkurt 2012 gjer në janar 2014 me qëllim rritjen e aksesit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri: Mbrojtja e të drejtave të njeriut në sistemin e paraburgimit (mbulon individët romë në sistemin e paraburgimit).
Me drejtore ekzekutive Marta Onorato dhe asistent projektesh Evis Miço, kjo OJF është themeluar si "Qendër" në vitin 2002. Instituti Europian i Tiranës (IET) është një organizatë e pavarur jofitimprurëse dedikuar për të menduarit strategjik në zhvillimet e sundimit të ligjit, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Shqipëri, me një fokus të veçantë Albanian integrimin e Shqipërisë në Europë. Nga kërkimet ka mungesë informacioni në lidhje me dy organizata që kanë përfituar fonde nga BE, ku rezulton se Shoqata e Krishterë e të Rejave të Shqipërisë me adresë në rrugën Mujo Ulqinaku në Tiranë ka përfituar një projekt dy vjeçar me vlerë 82 mijë euro përmes programit të “Arsimit Kombëtar/ Ndërgjegjësimit mbi Çështjet Gjinore dhe të Barazisë dhe Arsimi Profesional i komunitetit rom”. Ndërsa Qendra e Shërbimeve Ligjore dhe Praktikave të Integruara me adresë në Bulevardin Gjergj Fishta në Tiranë ka përfituar 148,133 euro përmes programit dy vjeçar “Përmirësimi i aksesit në drejtësi dhe aksesit në të drejtat e fëmijëve dhe familjeve të margjinalizuara me theks të veçantë në komunitetin rom.
SHEKULLI
Add new comment