Qeveria, aleatët e PS në pritje të negociatave me Ramën

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:33

Aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit, janë në pritje të negociatave me Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama. Për shkak të pushimeve të kryesocialistit, negociatat kanë mbetur pezull edhe për shkak se nuk ka pasur asnjë të mandatuar nga vetë Rama që të negociojë me aleatët e tij. I vetmi person që ka kontaktuar, por pa pasur mandatin e negocimit, ka qenë Gjet Ndoj, koordinatori i ri i tryezës së koalicionit, i cili do të mbajë lidhjet mes aleatëve dhe Kryeministrit të ri Rama. Aleatët kanë si synime të tyre tani që kabineti qeveritar është bërë publik, postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale. Më të vështira negociatat për Ramën duket se do të jenë me PBDNJ-në dhe PKD, dy parti të koalicionit fitues që morën dhe mandat deputeti. Edhe pse në marrëveshjen parazgjedhore ishte përcaktuar se ato parti që marrin një deputet do të kenë të drejtë të përfaqësohen me ministër, të dyja këto parti mbetën jashtë kabinetit të ministrave. Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Petro Koçi, Artur Dojaka, por dhe Zef Bushati, janë parti që pritet të marrin poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit, ndërsa pjesa më e madhe e pushtetit do të ndahet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.