SHQUP, Berisha: Piktori dhe neobllokmenët e nisën me urrejtje, janë rrezik kombëtar

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e së majtës pas vendimit të qeverisë që e kthen godinën e SHQUP në Tiranë në seli të Partisë Demokratike.
Përmes një mesazhi të postuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Berisha e cilëson mazhorancën e ardhshme si ‘neobllokmenet e rinj që shperndajne urrejtjen kunder partise kundershtare’.
“Te dashur miq, prej mese dy javesh Piktori dhe neobllokmenet e tij, mediat qe ata kontrollojne, jane versulur me urrejtje dhe terbim njelloj si eterit e tyre kunder forces politike kundershtare. Si pretekst per keto sulme primitive ka sherbyer vendimi i qeverise per ti dhene ne perdorim si seli PD-se nje godine te ushtrise, e cila ne 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe perdoret me shume se per çdo gje tjeter per dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.
Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar! Sb”, shkruan Berisha.
18 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)
Add new comment