Berisha mobilizon militantët: Duhet të jemi gati!

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka akuzuar opozitën e djeshme dhe mazhorancën e ardhshme, se po sulmon atë vetë dhe Partinë Demokratike. Ai u ka bërë thirrje militantëve të vetë të jenë gati se vendin e pret një rrezik nga neobllokmenët.
Mesazhi i Berishës në Facebook:
Piktori me neobllokmenet e tij vetem urrejtje ndaj kundershtarit.
Te dashur miq, prej mese dy javesh Piktori dhe neobllokmenet e tij, mediat qe ata kontrollojne, jane versulur me urrejtje dhe terbim njelloj si eterit e tyre kunder forces politike kundershtare. Si pretekst per keto sulme primitive ka sherbyer vendimi i qeverise per ti dhene ne perdorim si seli PD-se nje godine te ushtrise, e cila ne 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe perdoret me shume se per çdo gje tjeter per dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.
Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar! sb
DITA
Add new comment