Situata në Egjipt, SHBA dënojnë deklaratën e Erdogan

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar ashpër akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdogan se Izraeli qëndron prapa përmbysjes së presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, nga ushtria më 3 korrik.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest e cilësoi deklarëtn e Erdogan ofenduese dhe të gabuar.
Ai tha se deklarime të tilla vetëm sa e tërheqin vëmendjen për nevojën që të gjitha shtetet në rajon të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive.
Kryeministri turk, Erdogan, i bëri akuzat gjatë një fjalimi që është transmetuar nga mediat kombëtare turke.
Erdogan e ka mbështetur akuzën e tij në një deklaratë të një intelektuali francezo – izraelit gjatë një takimi në vitin 2011 në një forum në Francë.
Turqia po ashtu ka kritikuar ashpër ushtrinë e Egjiptit për goditje ndaj mbështetësve të Morsit, nga e cila, prej javës së kaluar kanë humbur jetën afro 900 persona.
PANORAMA
Add new comment