Digjet kisha ortodokse shqiptare ne Boston

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:17

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët e forta në një kishë ortodokse shqiptare në Broadway në jug të Bostonit.

Zjarri është raportuar që në orët e para të ditës në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit, një kishë ortodokse shqiptare, në 410 Broadway. Më pas janë dhënë edhe 4 alarme të tjera të njëpasnjëshme.

Sipas shefit të zjarrfikësve, i cili ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes, dyshohet se zjarri ka nisur nga altari, dhe burim i tij mund të kenë qenë qirinjtë. Një çift ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa nuk ka raportime të tjera për të plagosur.

Kisha është marrë në përdorim që prej vitit 1930, por shefi i zjarrfikësve shprehet se struktura e saj është shumë herë më e vjetër.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.