Janullatos: Negociatat e mia për kthimin e kishës

Postuar në 22 Gusht, 2013 08:50

Kisha Ortodokse i shmanget argumenteve juridikë të pronësisë mbi Pallatin e Kulturës, por këmbëngul në shenjtërinë e truallit ku ka qenë Kisha Shën Maria e Pazarit. Pasi “Shekulli” ka sjellë në dritë vendimet gjyqësore që i japin të drejtë Bashkisë së Përmetit, sot botojmë mendimet e Janullatos, patriarkut grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Përmes një videoje të postuar në rrjetin Youtube të profilit të Kishës dhe të shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos rrëfen historinë e Kishës dhe negociatat që janë bërë rreth këtij objekti.

Ai shprehet në greqisht, megjithëse i drejtohet publikut shqiptar, edhe pse e njeh shumë mirë shqipen. Me sa duket gjuha amtare i shkon më tepër zemërimit dhe sfondit të ngjarjes. “Historia zë fill qysh në shekullin XVII. Atëherë u ngrit në qendër të Përmetit kjo kishë. Shumë njerëz të tjerë bënë përpjekje që ta shkatërrojnë në kohë të ndryshme. Dhe e dimë shumë mirë se çfarë ndodhi në kohën e pushtimit gjerman, kur disa bashkëpunëtorë të tyre i ndihmuan për të bërë pikërisht këtë gjë. Faktet dhe ngjarjet janë të njohura. Pra këtë kishë të shenjtë e shkatërruan dhe thanë më pas të bëjnë një vatër kulture, një Shtëpi Kulture. Qoftë edhe sikur ta bënin këtë gjë, qeveria shqiptare e di mjaft mirë se çfarë kishash shkurt Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Jorgos Kumutsakos, ka ngritur çështjen në mbledhjen e fundit të Komisionit Europian.

Ai ka bërë pyetje rreth ngjarjeve, duke dëshmuar për atë që e quajti, "dhunë kundër klerit dhe besimtarëve, vandalizëm dhe akte sakrilegji në kishën e shenjtë të Virgjëreshës Mari në Përmet”. Shteti i kaçakëve po terrorizon grekët dhe po pushton kishat ortodokse përmes paramilatarëve dhe policisë private”, shkruan një deklaratë e “Agimit të Artë” në përgjigje të përplasjeve mes policisë private dhe një grupi besimtarësh ortodoksë në qytetin e Përmetit. KE “Agimit i Artë” ortodokse ka konfiskuar në kohën kur u bë persekutimi. Dhe ata nuk kishin nevojë as për të bërë hetime, as për të bërë komisione për të marrë vesh se çfarë kishin konfiskuar ata vetë. Ka foto të qarta që tregojnë kishën aty në qendër të qytetit. Ishte shumë e lehtë që ata të na kthenin këtë vend të shenjtë. Dhe kanë bërë ligje të veçanta ku thoshin se në rast se shteti ka vënë 5 gurë më shumë në atë vend, kisha nuk mund ta marrë mbrapsht këtë vend dhe bënë ligje që ishin të pa mend dhe ligje që ishin mjerane në vetvete. Në fund fare, në fund të vitit 1998, vendosën që të na e kthejnë kishën përsëri. Dhe paguam 700 mijë lekë të reja për gjoja disa punime që ata kishin kryer vetë në ndërtesë.

Më vonë nisën vënien në dyshim të kësaj të drejte dhe gjyqit, dhe ata të cilët donin që ta përdorin këtëvend në qendër si truall për të bërë pallate dhe për të fituar para për veten e tyre, ata paguanin shumë njerëz të ndryshëm që të vinin në pikëpyetje se kjo kishte qenë dikur një kishë. U bë një gjyq i dytë dhe na dhanë aty të drejtë. Dhe pastaj u bë një gjyq tjetër i cili në bazë të dëshmive të disa personave autoktonë gjoja aty, thanë se kjo nuk kishte qenë kurrë kishë. Pra, gjetën dëshmitarë të gënjeshtërt të cilët deklaruan dhe vunë në pikëpyetje ato gjëra që sot janë të kuptueshme dhe të ditura më së miri.

Ata thonë se gjoja të gjithë muret e kishës ishin shkatërruar dhe kushdo që do të dojë sot mund të shkojë dhe të shohë muret e stërmëdha të kishës së vjetër që ende ndodhen brenda ndërtesës së sotme ekzistuese. Nuk duan të dinë se cila është e vërteta, nuk ju intereson. Ata jetojnë, lëvizin brenda gënjeshtrës. Dhe në vitin 2002 morën një vendim, por e dinin se kjo ishte diçka e gënjeshtërt. Dhe prandaj, për gjithë këto vite nuk guxuan ndonjëherë që të zbatojnë këtë vendim të tyrin të marrë në mënyrë të padrejtë. Dhe shikoni. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një truall. Nuk bëhet fjalë për disa ullinj. Bëhet fjalë për një vend të shenjtë, ku për shekuj të tërë kryhet mesha hyjnore. Dhe sikundër ka theksuar Asambleja e Kishave të Europës, që të gjithë vendet e shenjta, çfarëdolloj qofshin ato, kisha, xhami teqe, duhet t’u kthehen komuniteteve fetare që ju përkasin.

Kjo Asamble në mënyrë zyrtare dy herë ka bërë një deklaratë të tillë. Dhe ne që të lehtësojmë situatën, shkova unë personalisht dhe u thashë atyre që ne nuk jemi kundër Qendrës Kulturore, kemi për t’ju ndihmuar ne që të blejnë një seli tjetër dhe ta kthejnë në vatër kulturore, në një qendër kulturore të qytetit kur ju dhanë ishshtëpinë, ku atë e kishin oficerët. Por, për ne ky vend është një vend i shenjtë. Pra, është diçka e pakonceptueshme që këta do të vazhdojnë ta ndotin dhe ta përdhosin. Vunë në lëvizje shumë njerëz, madje edhe intelektualë të njohur që të thonë gënjeshtra, që të thonë gënjeshtrën, që të thonë se kishat tona qëndrojnë kundër qendrës sonë kulturore. Ne jemi kundër kësaj qendre kulturore brenda kësaj kishës katedrale. Poshtë saj kemi bërë një qendër kulturore, dhe kisha ortodokse ishte ajo që mbështetiqytetërimin, kulturën këtu në Shqipëri. Dhe që të gjitha ato që shfaqen si trashëgimi kulturore, elementë që nga kultura janë ortodokse. Nëse kishat tona ortodokse qenkan kundër qendrës kulturore, siç thonë ata, kush e ka kultivuar më shumë se sa ne arkitekturën, pikturën, muzikën, ndihmën reciproke ndaj njëri-tjetrit më shumë se sa kisha jonë. Pra, çfarë qytetërimi, kulture këta kanë ndërmend? Pra, që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarje të idhta, dhe ne të gjithë e dimë që të gjitha ortodoksët në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që na është bërë. Mendoni diçka e cila është shumë e thjeshtë.

Në rast se një grup ortodoksësh , diçka që kurrë nuk mund të shkojë ndërmend nga mendja jonë që mund të ndodhë, të merrte kuranin e një xhamie dhe ta flakte në një kamion. Nuk do të ndodhte revolucion? Dhe, kjo do të bëhej me të drejtë dhe neve na thonë juve protestoni. Sigurisht që kemi për të protestuar. E përsëris që problem ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një përdhosje. Të gjithë vendet europiane, sakrilegjin e quajnë vepër penale të dënueshme. Pra, cilët janë ata që duan të na kthejnë mbrapsht në kohë të tjera apo në vende të tjera ku nuk ka qytetërim fare. Pra, në këto vite që kam jetuar, kemi thënë diçka shumë të rëndësishme, një marrëveshje që është bërë midis kishës dhe Këshillit të Ministrave dhe kjo marrëveshje u bë edhe ligj. U votua dhe nga Kuvendi, Parlamenti i Shqipërisë. Në këtë ligj të 22.01. 2009, aty thuhet me shumë qartësi: “Qeveria do të kthejë mbrapsht të gjithë monumentet që kanë ngelur dhe që i takojnë kishës ortodokse. Thuhet qartë që shteti garanton lirinë fetare, lirinë e kulti , madje e mbron diçka të tillë. A nuk është ky një ligj i shtetit dhe ligjet janë gjykatat.

Gjykatat a nuk janë të shtetit? Komisionet a nuk i ka caktuar shteti?Ligjet që mbrojnë komunitetet fetare dhe kishën tonë nuk kanë vlerë dhe paskan vlerë urdhrat që japin disa për të përfituar disa të tjerë? Pra, e përsëris. Këtu nuk bëhet fjalë për një truall. Edhe pse duhet ta dini se trualli ku ndodhet ndërtesa 6 dynym i takojnë kishës me dokumente. Ne nuk diskutojmë fare për truallin, diskutojmë për vendin e shenjtë. Lartësojmë zërin tonë, protestojmë për sakrilegjin që është kryer, jo vetëm kundër ortodoksëve, por kundër çdo njeriu besimtar që beson në Zot. Kundër ortodoksëve është kryer kjo në mbarë botën dhe të të gjithë të krishterëve që janë anembanë botës. Të gjithë respektojnë vendet e shenjta të komuniteteve të tjera nëpër botë.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.