Ndërtimet në bregdet, Rama kërkon koordinim të vendorëve me autoritetin që do të udhëheqë procesin

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Auron Tare
Kompetencat - “Ndërhyrja në bregdet do të fillojë në shtator, me krijimin e autoritetit shtetëror të bregdetit, një njësi operative që do të merret ekskluzivisht me problemet e mëdha”
Diagnostifikimi - “Me krijimin e këtij institucioni do të fillojë puna për identifikimin e problemeve të mëdha që ka sot bregdeti shqiptar dhe dhënies së zgjidhjeve reale për përmirësimin e situatës”
Aksioni i shtatorit
Kryeministri i zgjedhur zhvilloi takim me të zgjedhurit vendorë dhe parlamentarët e Vlorës
Fatjona Mejdini
Kryeministri i ri i vendit, Edi Rama, zhvilloi dje në Vlorë një mbledhje të posaçme për fushatën e ndërtimeve pa leje në muajin shtator, të bazuar kryesisht në zonat bregdetare. Në këtë kuadër, pas takimit dyditor me ministrat e tij, dje në mesditë, Rama zhvilloi një takim me të zgjedhurit vendorë të Qarkut të Vlorës si dhe me deputetët e zgjedhur të kësaj zone. Në qendër të takimit, i cili zgjati rreth një orë, ishte kërkesa e Ramës për të përfunduar sa më shpejt planet e zhvillimit të këtyre zonave bregdetare, në mënyrë që ato të mos interferojnë me fillimin e procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Në këtë takim, Rama u ka kërkuar të zgjedhurve vendorë bashkëpunim të ngushtë gjatë muajit të ardhshëm me Autoritetin Shtetëror të Bregdetit, njësinë e re që do të ngrihet dhe që do të udhëheqë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Ndërkaq duket se dhe vendorët kanë shprehur kërkesat e tyre ndaj Ramës, nisur nga autoriteti që ai do të marrë në shtator si kryeministri i vendit. Në një prononcim të kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, pak ditë më parë, theksohet se është e nevojshme që të shfuqizohet ligji i legalizimeve për zonat bregdetare, në mënyrë që të drejtën për këtë çështje ta kenë sipas ligjit të zgjedhurit vendorë dhe jo autoritete të tjera paralele. Këto problematika mësohet se janë diskutuar dje në mbledhjen me dyer të mbyllura të të zgjedhurve vendorë dhe po kështu është koordinuar plani i punës për prishjen e objekteve pa leje. Në faqen e internetit për denoncimin e ndërtimeve pa leje vijojnë të depozitohen një numër i madh prej tyre. Në këtë faqe gjenden të depozituara 307 denoncime të shoqëruara dhe me foto e video përkatëse nga vendet ku janë marrë. Ajo që vihet re lidhet me faktin se janë rritur denoncimet që vijnë nga Tirana dhe që denoncojnë shtesa pallatesh të paligjshme, si dhe ndërtime të tjera të cilat shkelin lejet fillestare.
Koordinimi
Mbledhja e djeshme e Ramës me deputetët e Vlorës dhe të zgjedhurit vendorë ka ardhur në kuadër të nevojës për të koordinuar punët në kuadër të aksionit të madh që pritet të nisë në muajin shtator dhe që ka si objektiv prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin shqiptar. Rama së pari ka kërkuar mbylljen e planeve të zhvillimit të njësive vendore të Qarkut të Vlorës, në mënyrë që aksioni i prishjes të mos interferojë me to. Ai ka theksuar se këto njësi vendore duhet të bashkëpunojnë ngushtë me Autoritetin Shtetëror të Bregdetit, struktura e cila do të ngrihet në shtator dhe do të udhëheqë punën për evidentimin dhe më pas prishjen e ndërtimeve pa leje. Rama ka theksuar se koordinim pune duhet të ketë dhe me deputetët e qarkut në mënyrë që në këtë nismë të rëndësishme të bashkëpunohet në të gjitha nivelet për të sjellë dhe rezultatet që kërkohen.
Denoncimet
Ndërkaq, në faqen e internetit të ndërtuar nga Partia Socialiste për denoncimin e ndërtimeve pa leje, ka nisur dhe fluksi. Aktualisht janë 307 denoncime të cilat janë të gjitha të shoqëruara me fotografi dhe elementë identifikues jo vetëm të ndërtimit pa leje, por edhe autorit, i cili ka nisur informacionin në këtë faqe interneti. Për secilën nga fotografitë ka një shpjegim, i cili flet mbi ndërtimin e objektit informal dhe situatën problematike që ai sjell për banorët e zonës. Gjatë muajit shtator, këto denoncime do të nisin të verifikohen dhe duket se kjo detyrë do t’i kalojë Autoritetit Shtetëror të Bregdetit, i cili do të mbajë dhe peshën më të rëndësishme për sa i përket aksionit të premtuar nga kryeministri i ri që në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, deputeti socialist, Auron Tare theksoi se faqja e internetit të PS-së është një gjetje interesante, e cila do të pasohet edhe nga mënyra të tjera për ta bërë qytetarin aktiv në mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit tonë.
Kryeministri i ri pritet ta ndajë pushtetin me secilin prej kontribuuesve të 23 qershorit
Rama nis prej sot konsultat me aleatët
Kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama, pritet të nisë nga sot procesin e negociatave me aleatët e tij për ndarjen e pushtetit. Deri në këto momente, Rama e ka ndarë pushtetin vetëm me partinë kryesore të aleancës së majtë, Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës. Tashmë në ditët e ardhshme, pritet që ky proces të zhvillohet edhe me 35 aleatët e tjerë të PS-së të cilët kontribuuan në zgjedhjet e 23 qershorit, duke i dhënë dhe fitoren koalicionit të majtë të drejtuar nga Rama. Burimet bëjnë të ditur se aleatët e PS kanë përfunduar procesin e nisjes së CV-ve të njerëzve më përfaqësues të tyre, me pretendimet për përfshirjen në qeverisje mbi bazën e rezultatit të marrë dhe përgatitjes profesionale të tyre. Bashkë me këto CV, aleatët kanë nisur dhe pretendimet e tyre, për pozicione të caktuara që pretendojnë të përfaqësohen në qeveri. Por përveç CV-ve të përfaqësuesve partiakë, aleatët specifikë të PS-së, si Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dule kanë përfshirë te kërkesat dhe aspekte mbi nevojën e përmirësimit të politikave ndaj minoriteteve, siç janë krijimi i kushteve të njëjta për ta në çdo zonë të vendit. Duke nisur nga nesër dhe brenda shtatë ditëve të ardhshme pritet të përfundojë procesi i ndarjes së posteve të zëvendësministrave si dhe ai i drejtuesve të agjencive të rëndësishme qeveritare. Pjesa e ndarjes së drejtorive në nivel qendror dhe më pas lokal do të jetë një proces që do të zgjasë deri në fundin e muajit shtator.
Aleatët që presin poste zëvendësministrash
- Partia Socialiste e Vërtetë 91 – Petro Koçi
- Partia Socialiste e Moderuar – Gjergj Koja
- Partia për Unitet Kombëtar – Idajet Beqiri
- Partia G99 – Ervin Mete
- Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
- Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
- Partia Rruga e Lirisë – Kurt Kola
- Partia Kristiandemokrate – Mark Frroku
- Partia Socialdemokrate – Skënder Gjinushi
- Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara – Afrim Jeshili
- Aleanca Popullore, Artur Dojaka
Debati me analistin Hoxha
Braçe: Do të hetojmë vendimet klienteliste të lapërdharëve
Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur analistit Artan Hoxha, që shkruante në një të përditshme se akuzat ndaj Bujar Nishanit dhe gruas së tij, janë thjesht thashetheme.
Braçe e ka quajtur “lapërdhar” Hoxhën dhe i ka premtuar se do të bëjë transparencë për çdo vendim që është marrë për disa klientë të qeverisë në ikje. “Ka një takëm njerëzish të ‘klasës së lartë’ në këtë vend që herë pas here meritojnë përgjigje. Gjithë jeta u ka shkuar duke bërë lekë, me çdo mënyrë, por duke qenë apo duke i shërbyer pushtetit. E kanë mënyrë jetese! Kur dikush tregon të vërtetën për këtë ‘sistem’, atëherë bëjnë gjithçka me gojën e tyre të ndyrë. I japin të drejta vetes të flasin për çdo gjë; të flasin për këdo; të fyejnë cilindo. Të gjitha bashkë i bëjnë, edhe pse nuk dinë rreth asaj për të cilën flasin, apo rreth personit që sulmojnë e fyejnë!! Po fare fare. Quhen: Lapërdharë, i përmbledh dhe përfaqëson gjerësisht një njeri: Artan Hoxha. Artan, një gjë ta premtoj që sot: Do jem në Kuvend edhe për të verifikuar deri më një ligjbërjen me para, duke i treguar publikut të gjitha ligjet e vendimet klienteliste për të cilat janë shpenzuar qindra mijë euro”, shprehet Braçe.
SHQIP
Add new comment