Tiranë, vijon prishja e ndërtimeve pa leje

Postuar në 24 Gusht, 2013 04:47

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vijoi sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë,  me prishjen e një objekti në rrugën “George Ë Bush.

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Florenc Hoxha u shpreh për mediat se, ky objekt i ndërtuar në kundërshtim me ligjin ka cënuar rëndë strukturën mbajtëse të pallatit, kështu që nga ana jonë janë marrë të gjithë masat ligjore, deri në finalizimin e tyre sot, me ndërhyrjen për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Ai tha se do të ndërmerren masa administrative ndaj subjekteve që shpërndajnë inerte në objektet pa leje si dhe nuk do të tolerohet asnjë ndërtim i paligjshëm në territorin e bashkisë së Tiranës.

“Po ashtu, janë ndërmarrë edhe masa administrative, ndaj pikave të inerteve të cilat shpërndajnë inerte në objektet pa leje. Nga ana jonë do të merret masa administrative e sekuestrimit, për të gjithë mjetet që do të identifikohen apo bllokohen pranë objekteve pa leje. U bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo ndërtim pa leje, pasi nga ana jonë janë intensifikuar masat për “goditjen” e tyre. Territori i Bashkisë së Tiranës monitorohet 24 orë në 24 nga ana e shërbimit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik dhe Policisë Bashkiake dhe nuk do të tolerojmë apo lejojmë asnjë ndërtim të paligjshëm, të “lulëzojë” në territorin e bashkisë së Tiranës”.- theksoi ai.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.