SKANDALI i radhës: Berisha po u kthen pronarëve ambasadën kineze, duke rrezikuar ambasadën tonë në Pekin

Postuar në 25 Gusht, 2013 04:24

Ndërsa ka akoma dhe dy javë kohë të qendrojë në zyrat e Kryeministrisë, Sali Berisha po përgatit një VKM, sipas së cilës, Ambasada e Kinës që gjendet në Shqipëri, do të zhvendoset në një vend tjetër dhe toka e ambasadës do t’u kthehet pronarëve, me të drejtën e parablerjes së godinës. Vendimi i cili po përgatitet me urgjencë, rikthen standartet e dyfishta të Berishës për pronarët dhe trajtimin e pasurive publike si mall të vetin.

Ndërsa tek SHQUP Berisha po u merr tokën pronarëve dhe nuk u jep të drejtën e parablerjes, tek ambasada kineze po bën të kundërtën, duke i hapur rrugë një procesi që ka pasoja edhe tek ambasada jonë në Pekin.

Sipas një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve qysh në kohën e miqësisë së komunzimit, Kina i ka ofruar në Pekin Shqipërisë një ambasadë gjigande, ndoshta më e mira e gjithë Pekinit, dhe Shqipëria ka detyrë t’i ofrojë po falas një amabasadë Republikës së Kinës. Me këtë veprim, nëse Kina nuk bie dakord, mund të ndodhë që për shkak të VKM-së së Berishës, qeverisë së re t’i shtohet dhe telashi i ambasadës në Pekin, e cila mund të na merret nga Kina, nëse ne nuk i sigurojmë një ndërtesë luksose falasm siç e kishin. Berisha ka shumë shanse që t’ia lërë këtë faturë qeverisë së re, ndërkohë që vet plotëson një interes klientelist, me dikë që e konsideron pronar toke të vetin.

Ky është precedenti që Berisha ka prodhuar me gjithë ish- pronarët. Rasti më flagrant ka qenë sjellja me dy klubet e njohura shqiptare, Partizani dhe Dinamo. Për Klubin Partizani, meqë dhëndrri i tij kishte një pjesë të trashëgimisë, ai prishi klubin dhe ua ktheu tokën pronarëve, që tani ndërtuan pallate. Për klubin e Dinamos, ku pronarët e kishin marrë tokën dhe klubi kishte lidhur marrëveshje me ta, ua rishtetëzoi, duke e marrë klubin dhe duke ja kthyer shtetit.

E njëjta sjellje po demonstrohet dhe në rastin e SHQUP dhe Ambasadës kineze. Në rastin e SHQUP ne kemi pronarë me letra dhe hiptokë, të cilët po zbohen, ndrësa te godina e ambasadës kineze kemi një institucion diplomatik që po zbohet, për t’u dhënë tokën pronarëve, ndërkohë që pasojat fianciare të këtij akti mund të jenë katastrofike për ambasadën tonë në Pekin.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.