Rritet defiçiti buxhetor, BSH: Janë rritur shpenzimet në 6 muajt e fundit

Postuar në 25 Gusht, 2013 16:19

Shpenzimet e larta buxhetore në tremujorin e dytë të këtij viti kanë rritur ndjeshëm defiçitin buxhetor. Situata e vështirë financiare, për të cilën është folur shumë së fundmi është konfirmuar edhe prej raportit të fundit të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë të 2013.

Sipas të dhënave në raport citohet se defiçiti buxhetor për gjashtëmujorin e parë të vitit rezultoi rreth 42.2 miliardë lekë, ose rreth 27.1 miliardë lekë më i lartë nga ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu në një masë më të madhe rritjen e shpejtë të shpenzimeve buxhetore në muajt e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e defiçitit në këtë nivel ka bërë që qeveria të shpenzojë 90.1% të huamarrjes së brendshme të planifikuar për vitin 2013. Në zgjerimin e defiçitit në këtë masë sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ka ndikuar ulja e të ardhurave nga TVSH, si pasojë e rritjes së rimbursimeve të qeverisë këtë vit në krahasim me një vit më parë, rritja e shpenzimeve në muajt e fushatës por edhe si pasojë e një performance të dobët të mbledhjes së detyrimeve tatimore.

Prej disa kohësh përfaqësues të Partisë Socialiste, e cila pritet të marrë në dorëzim qeverinë në shtator kanë akuzuar qeverinë Berisha për situatën e krijuar me buxhetin e shtetit.

Ndërkohë që vetë Ministri i Finacave ka deklaruar se gjendja e buxhetit është e mirë dhe këtë e tregon edhe fakti se ka pasur një sufiçit prej 400 milion lekësh. Megjithatë raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon se situata financiare e buxhetit të shtetit nuk është shumë e mirë dhe pikërisht për këtë qeveria e re pritet të përballet me mjaft vështirësi në shtator/ORA

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.